Futboll Kategoria Superiore Sport

PRITEN MASA DRASTIKE/ Siguria në stadiume, burg edhe për flakadanët

Priten masa drastike për ata që shkaktojnë dhunë në ambjentet sportive. Jo vetëm kaq, por rrezikon burgun edhe ai që guxon të hedhë flakadanë në fushë.

Sipas ndryshimeve të propozuara pas nenit 274 të kodit penal, i cili i referohet prishjes së rendit dhe qetësisë publike, do të shtohen dhe 274/a dhe 274/b, të cilat flasin posaçërisht për aktivitete sportive.

Rrjedhimisht, dhuna sportive në ambjentet e stadiumeve do të dënohet deri në 5 vite burg, ndërsa hedhja e sendeve të forta apo e flakadanëve ne stadium, dënohet deri në 3 vite.

Ndryshimet përfshijnë dhe ndeshjet ndërkombëtare. Kur në të tilla aktivitete në fushë futen persona të paautorizuar, atëherë marzhi i dënimit është 5 vite heqje lirie. Ndërkaq, kodit penal pritet t’i ndryshojë dhe përmbajtja e goditjes, por edhe kanosjes për shkak të detyrës sipas specifikimeve të veçanta.

Related posts

BARAZIM PA GOLA NË “SAN SIRO”/ Interi nuk arrin të gjejë golin e fitores, mbetet në vend të tretë

Delo.autor

ZBULON DETAJET/ Romano: Shaqiri, javën e ardhshme lojtar i Lyonit

Delo.autor

“E MPOSHTA BRENDA 3 RAUNDESH”/ Khabib bën premtimin para duelit me Gaethje

Delo.autor

Leave a Comment