Futboll La Liga Sport

PËSOI NJË DËMTIM TË RËNDË/ E konfirmon Barcelona, sulmuesi 30-vjeçar operohet me sukses në gju

Barcelona ka konfirmuar nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare se sulmuesi danez Martin Brethueit është operuar me sukses në gju.

30-vjeçari pësoi një lëndim serioz, teksa u detyrua të operohet. Barcelona përmes një komunikate konfirmoi operacionin e kryer me sukses.

“Lojtari ynë Martin Brithuite ka kryer me sukses operacionin në ‘patellofemoral”, shkroi Barcelona në “Twitter”. Patellofemoral është dëmtimi që lojtarët pësojnë në gju pranë ligamenteve. Kjo ndërhyrje kirurgjikale, do ta mbajë për disa muaj jashtë fushave të blerta sulmuesin danez, i cili me golat e tij, u shndërrua në protagonist këtë fillim sezoni.

Related posts

Pjesa e parë/ Lushnja i bën rezistëncë Kamzës

Sadik.Autor

Guardiola ‘i mbyll derën’ Sanchezit, kiliani në udhëkryq për të ardhmen

Q.Autor

Ventura: Për momentin nuk do të drejtoj ndonjë klub në Seria A

Sadik.Autor

Leave a Comment