Gossip

“RONALDO SHPËTOI JUVENTUSIN NGA MBIJETESA”/ E ëma e portugezit bën gafën e madhe, ja arsyeja (FOTO)

Mamaja e Cristiano Ronaldo-s është tallur nga komuniteti i Twitter-t pasi ajo ka postuar një foto që pretendon se djali i saj ka rikthyer titullin kampion tek Juventus pas 20 viteve.

Dolores Aveiro ka postuar një foto ku duket ylli portugez duke festuar me fanellën e Juve-s, por nënshkrimi i fotos ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

“Cristiano, lojtari që ka shpëtuar Juventus nga rënia duke i dhënë titullin kampion pas 20 viteve.”

Kjo frazë lexohej në foto, ndërsa Dolores ka komentuar me “Krenaria ime, biri im.”

Juventus sapo ka fituar titullin e tetë radhazi në Serie A, kështu që tifozëve bardhezi nuk u ka pëlqyer aspak ky postim.

Related posts

VETËM 500 TË TILLA JANË PRODHUAR/ CR7 shfaqet në rrugët e Lisbonës me “përbindëshin” e tij (FOTO)

Delo.autor

Fabregas nuk pret më, martohet me Daniella Semaan (FOTO)

Sadik.Autor

Skandal/ Ishte e pavetëdijshme, futbollisti abuzon seksualisht me një femër

Q.Autor

Leave a Comment