Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

DHURON SPEKTAKËL NË KAMPIONATIN HOLANDEZ/ Talenti shqiptar shënon një dopietë dhe i jep fitoren ekipit (VIDEO)

Agim Zeka, mesfushori i djathtë i dalë nga ekipet zinxhir të Skënderbeut, ka shënuar një dopietë ditën e sotme, teksa luan për llogari të ekipit të dytë të Fortuna Sitard në Holandë.

20-vjeçari, kartoni i të cilit mbahet nga ekipi i Lilës në Francë, është në huazim tek ekipi holandez, dhe po aktivizohet tek ekipi i dytë. Ditën e sotme, në transfertë ndaj ekipit B të Fejnordit, Zeka i dha fitoren Sitardit, me dy gola në minutat e fundit.

Ndeshja shënonte 0-0, dhe në minutën e 77-të, për të zhbllokuar shifrat mendoi Zeka me një goditje fantastike me të majtën nga jashtë zone, që përfundoi në trekëndësh.

Vetëm 4 minuta më pas, ai mori një tjetër top në krahun e djathtë, dhe i vetëm shkoi për të dyfishuar. Fejnordi shënoi në minutën e 88-të, por vetëm sa për të ngushtuar shifrat.

Related posts

QARJA e kapitenit të Panamasë gjatë himnit, bën xhiron e rrjetit… (FOTO+VIDEO)

Sadik.Autor

NGA HIJA E CR7 TE SKANDALET ROZË/ Ja si u ngjit në fron “mbreti” Benzema

F.autor

NATIONS LEAGUE/ Anglia mposhti me 11-metërsha zviceranët, ja notat e lojtarëve (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment