Futboll La Liga Sport

SEZON I VËSHTIRË ME REAL MADRID/ Ramos kërkon largimin, ja 4 klubet në garë për kapitenin

Serxho Ramos vë në dyshim të ardhmen e tij te Reali i Madridit. Kapiteni i skuadrës madrilene, ashtu siç bën me dije “El Chiringuito” dhe gazeta MARCA, po mendon gjatë këtyre ditëve nëse duhet të vazhdojë të jetë pjesë e klubit madrilen apo të transferohet në ndonjë skuadër të madhe europiane. Disa prej të cilave kanë telefonuar mbrojtësin spanjoll për të kuptuar gatishmërinë e tij.

Mançester Junajtid, PSG, Liverpul dhe Juventus janë ato që kërkojnë shërbimet e kapitenit të Realit, por nuk përjashtohet mundësia e ofertave nga Kina. Për këto të fundit ai mendon se është ende herët dhe se mund të luajë edhe disa vite të tjera në nivele të larta.

Për momentin, përgjigjja e Ramosit kundrejt këtyre skuadrave ka qenë negative, por tani po mendon seriozisht largimin për të nisur një sfidë të re në Europë. Në zyrat e “Bernabeu”-t e dinë se çfarë mund të ndodhë, por ende nuk kanë asnjë deklaratë të Ramosit apo të agjentit të tij që kërkon të largohet. Sigurisht që janë të përgatitur për atë që mund të ndodhë dhe po studiojnë alternativat për të zëvendësuar kapitenin në rast se largohet, edhe pse i kanë shprehur atij besimin maksimal.

KRISJA- Raporti i Ramosit me presidentin Florentino Perez nuk është më i njëjti. Pas një sezoni të vështirë që kaloi skuadra madrilene, eliminimi nga Liga e Kampionëve rezultoi një moment kyç. Perez foli ashpër në dhomat e zhveshjes dhe kritikoi ekipin, ndërsa Ramos nuk ngurroi që t’ia kthente fjalën dhe të merrte në mbrojtje shokët e skuadrës. Mbrojtësi i spanjollit ndodhet jashtë Spanjës gjatë këtyre ditëve dhe nuk do të rikthehet deri sa të vihet në shërbimet e kombëtares spanjolle. Ai nuk ka luajtur në 7 ndeshjet e fundit të Realit të Madridit dhe është i raportuar si i dëmtuar, pavarësisht se në mënyrë të çuditshme gjendet në listën e Spanjës.

TAKIMI– Lajmi i publikuar nga mediat spanjolle nuk ka qenë surprizues për Realin e Madridit, por as për presidentin Florentino Perez. Presidenti madrilen është njohur me dëshirën e mbrojtësit për t’u larguar përpara 2 javësh. Përpara 15 ditësh ata kanë pasur një takim kokë më kokë në shtëpinë e kapitenit të Realit, shkruan Panorama.

Në këtë mbledhje ishin prezentë i ati i lojtarit, vëllai dhe përfaqësuesi i tij Rene. Diskutimi nisi me katër personat prezentë dhe u mbyll me një shtrëngim duarsh mes presidentit dhe Ramosit. Ky i fundit i tregoi dyshimet që kishte për vazhdimin te Reali i Madridit. Palët nuk vendosën asgjë në atë takim, por lanë të hapur çdo mundësi tjetër për të ardhmen. Në Madrid do të zbarkojë qendërmbrojtësi brazilian Militao, i cili ishte një investim i rëndësishëm i klubit dhe Varan konfirmoi qëndrimin. Nuk përjashtohet mundësia që i sakrifikuari i madh te Reali të jetë Ramos.

Related posts

NË KËRKIM TË NJË DJALLI/ Nga Low te Pochettino, zbulohen kandidatët e Belgjikës

F.autor

Sarri te Chelsea, në marrëveshje mund të përfshihet edhe Hysaj

Sadik.Autor

FERENCVAROS-JUVENTUS/ Është vetëm 2 gola larg tij, Ronaldo kërkon lavdi në shtëpinë e Pushkashit

Delo.autor

Leave a Comment