Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA E MBIJETESËS ME LAÇIN/ “Bardheblutë” izolohet në stadiumin “Selman Stërmasi”, ja arsyeja

Tirana izolohet nga ambienti i jashtëm. Trajneri Ardian Mema ka vendosur që këto dy ditë stërvitja të zhvillohet në “Selman Stërmasi”, pra, në stadium. Kjo, për t’i shpëtuar syrit të medias së shkruar. Jo vetëm kaq, por trajneri i Tiranës nuk ka dhënë asnjë indikacion për 11 lojtarët që do të aktivizojë kundër ekipit të Sulejman Starovës.

tirana

IZOLIMI – Skuadra dje ka zbritur në “Selman Stërmasi”, teksa kanë munguar disa lojtarë, Karabeci, Daja, Oduamadi dhe Halili. Është kthyer në stërvitje Gentian Muça, si dhe dyshja e krahut të djathtë Kërçiku e Doka. Gjithsesi, ekipi do të ndiejë mungesën e katër titullarëve, që e kanë mbyllur sezonin futbollistik.

STADIUMI – Në stërvitjen që u zhvillua në stadium, klubi u mundua që të mbyllte çdo mundësi që media të ndiqte stërvitje. Të pranishëm kanë qenë disa drejtues të skuadrës që kanë parë nga afër stërvitjen e ekipit në prag të sfidës me Laçin.

Tirana

DILEMAT – Ardian Mema ka shumë dilema në kokë, por vetë nuk e ka kristalizuar formacionin që do të hedhë në fushën e lojës ndaj kurbinasve. Opsioni i parë është që skuadra të luajë si në sfidën me Kastriotin, me ndonjë ndryshim të vogël. Opsioni tjetër është që të ketë ndryshime në fushën e lojës, në mesfushë dhe sulm. Gjithsesi, Mema nuk ka bërë ndonjë formacion tip, siç bën zakonisht, me idenë që të fshehë sa më shumë ekipin ndaj kundërshtarëve.

Të gjithë shpresojnë që këtë herë trajneri Ardian Mema të mos gabojë në rreshtimin apo përzgjedhjen e ekipit, ashtu siç ka bërë në disa ndeshje decizive kur ka aktivizuar lojtarë jashtë forme, siç ishte rasti i Oduamadit në sfidën me Kastriotin. Po kështu, pritet shumë edhe nga ana e sulmit, me Ngonë që në këtë sfidë duhet të bëjë diferencën në fushën e lojës, por edhe Hasani, e gjithë lojtarët e vjetër bardheblu duhet të tregojnë veten në këtë takim.

tirana

ANALIZA – Bardheblutë pritet të bëjnë analizën e paraLaçit vetëm ditën e shtunë, kur do të grumbullohen dhe të qëndrojnë në një nga hotelet në periferi të Tiranës. Drejtuesit janë munduar që të qëndrojnë larg ekipit për të mos e ngarkuar psikologjikisht grupin.

Related posts

Shqipëri-Kosovë/ Përballja vëllazërore që luhet për prestigj dhe eksperiment

Sadik.Autor

FUTET NË DUEL ME REAL MADRIDIN/ “Djajtë e Kuq” kërkon të marrë mesfushorin e Tottenhamit…

Delo.autor

Uruguaj -Russia/ Suarez dhuron spektakël dhe shënon super gol ndaj “organizatorëve” (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment