Futboll La Liga Sport

SFIDA ME REAL BETIS/ Zidane lëshon “bombën”: Do të largohem menjëherë nëse…

Reali i Madridit do të presë ditën e nesërme Betisin në ndeshjen e fundit të sezonit. Një sezon për t’u harruar te madrilenët, të cilët dështuan në të gjitha kompeticionet e mundshme.

Tekniku Zinedin Zidan tashmë ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm. Në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të sfidës ndaj Betisit, francezi deklaroi se vitin tjetër do të jetë ai që do të vendos për gjithçka. Zidan kërcënoi se nëse kjo gjë nuk ndodh ai do të largohet.

“Do të jem i qartë se kush do të luajë sezonin tjetër. Është vendimi im. Kush mendoni se është në krye të këtij ekipi? Është e qartë si uji; unë jam trajneri, do të bëj gjithmonë gjithçka që dua dhe nëse jo, do të largohem. Kjo është e qartë. Me transferimet, ka njerëz këtu në klub dhe të gjithë punojmë së bashku, Por, ekipin, formacionin, stolin, skuadrën… janë punë e imja dhe e stafit tim”, u shpreh Zidan.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Conte si… “Big Brother”, kontrollon ushtrimet e lojtarëve dhe komunikon nga izolimi

Delo.autor

Rivaliteti mënjanë, tifozët e Sitit i urojnë shërim të shpejtë Fergusonit (FOTO)

Sadik.Autor

MERKATO E JANARIT/ Talenti i Ligue 1 dy muaj jashtë. ndryshon strategjia e Milanit, tre emra të tjerë në objektiv

Delo.autor

Leave a Comment