Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Tirana-Kastrioti, mbyllet pjesa e parë. Pa gola në kryeqytet

Tirana dhe Kastrioti luajnë ndoshta sfidën më të rëndësishme të sezonit për të dyja skuadrat, në javën e 34-t të Superiores.

bandicam 2019-05-18 16-34-49-472

Në një “Selman Stërmasi” pa tifozë, bardheblutë e Memës gjenden dy pikë para Kastriotit, dhe një fitore do i shtynte shumë përpara në sigurimin e mbijetesës. Nga ana tjetër, ekipi i Devollit kërkon vetëm fitoren për të pasur më pas vetë në dorë qëndrimin në elitë.

Duke parë rëndësinë e këtij takimi, FSHF ka caktuar gjyqtarë të huaj, për të shmangur në këtë mënyrë polemikat. Mësohet se kjo përballje i është besuar një treshe nga Maqedonia e Veriut, me kryesor Dimitar Meçkarovski.

 

LIVE | Tirana-Kastrioti 0-0

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet pjesa e parë. Tirana-Kastrioti 0-0

44’ Një minutë para mbylljes së pjesës së parë, Mema ndërhyn me zëvendësim. Oduamadi duket se nuk e ka bindur në krahun e djathtë, dhe e nxjerr, në vendin e tij Albi Doka.

43’ Taulant Marku ndëshkohet me karton të verdhë për simulim brenda zonës. Humbet ndeshjen e radhës me Teutën.

37’ Ndalet për disa sekonda loja, teksa mjekët e Kastriotit i japin ndihmën Husein.

35’ Kartoni i dytë i verdhë tek Tirana. Ndëshkohet edhe Turtulli.

31’ Kartoni i parë i verdhë, ndëshkohet Hoxhallari tek Tirana.

30’ Goditje dënimi për Tiranën. Hoxhallari sheh avancimin e Çekrezit dhe provon direkt drejt portës, por mbi kuadrat.

28’ Moment i vështirë te zona e Tiranës. Top i gjatë i Çelës për Taulant Markun, por rrëzohet më pas. Pretendojnë për penallti krutanët, por gjyqtari nga Maqedonia është i qartë se nuk ka asgjë.

26’ Top i gjatë i Likës, dhe Ngo me kokë e jep për Grecën, por ky i fundit shkakton faull ndaj Husein, teksa shkon drejt portës.

23’ Nisje e shpejtë e Bardhit te Kastrioti, por është Turtulli që i vetëm e mbyll.

19’ Përgjigjet nga ana tjetër Tirana. Top i gjatë nga goditja e dënimit, dhe me kokë është Eni Imami që godet, por topi përplaset vetëm në traversën e portës së krutanëve.

14’ Rasti i parë për Kastriotin. Henri futet nga e djathta dhe provon drejt portës bardheblu, por Lika mbyll portën.

12’ Bojom humb një top në mesfushë, dhe përfiton Hasani. Shkodrani kërkon të nisë Grecën, por topi më i fortë se duhet në krahun e djathtë.

11’ Roxher në një duel në të djathtë me Hoxhallarin, mundohet ta kalojë, por i shkakton faull mbrojtësit të Tiranës.

10’ Top i gjatë për Oduamadin, por nigeriani gjendet në pozicion jashtë loje.

7’ Hasani merr një top në fundore, por në duelin me Çelën, në fund nuk arrin ta fusë siç duhet topin drejt portës së Çekrezit.

1′ Nis takimi në “Selman Stërmasi”

Related posts

KËRKON TË LUFTOJË PËR CHAMPIONS/ Një nga klubet e Serisë A e ka seriozisht për Kumbullën

Delo.autor

ÇUDIRAT SHQIPTARE/ Luanin Elbasani dhe Lushnja: Në fushë hyn një QEN dhe BËN…  (VIDEO)

Isa.Autor

ZBULOHET NJË PRAPASKENË/ Ja klauzola që shtyu Emery të refuzonte ofertën sheikëve të Newcastle…

Delo.autor

Leave a Comment