Futboll Kombëtarja Sport

SFIDAT ME ISLANDËN DHE MOLDAVINË/ Roshi lë pas dëmtimin: Kam ardhur nga një dëmtim, ndihem…

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Odise Roshi, ka dalë në konferencë për shtyp për të folur për sfidat me Islandën dhe Moldavinë, të vlefshme për eliminatoret e EURO 2020.

Si shkoi java e parë e grumbullimit?

E kemi nisur mirë me trajnerin e ri. Stërvitjet kanë vajtur mirë. Stërvitemi çdo ditë, jemi të përqendruar.

Si ndiheni tani?

Për Panuccin vazhdojmë të kemi respekt. Reja është mjaft i komunikueshëm, e njohin të gjithë. Çdo gjë është perfekt. Stërvitja ka ritëm të mirë, po përqendrohemi fort.

Të gjitha dështimet i janë faturuar Panuccit…

Kemi bërë gjithmonë më të mirën. Nuk duhet të merremi çfarë ka kaluar, por të shohim të ardhmen.

Skema pritet të jetë 3-5-2, ju penalizon?

Kemi lojtarë të mirë, kualitet të mirë. Po e bëjmë çdo ditë ketë skemë. Unë jam i kënaqur, duhet të punosh shumë në të dyja fazat. Kam ardhur nga një dëmtim shumë i gjatë. Kam 2 muaj që kam filluar të luaj rregullisht. Ndihem mirë. Jam pothuajse 100%.

Sa besim keni se do të dilni mirë në Islandë?

Kanë pasur ekip të mirë, të fortë. I kam ndjekur edhe kundër Francës. Do të jetë ndeshje shumë e fortë për ta.

Related posts

E BUJSHME/ “Der Spiegel” zbulon SHKELJEN E RËNDË të RAMOSIT në çështjen e anti-dopingut

Isa.Autor

VIJOJNË PËRGATITJET PËR SFIDËN NDAJ SKËNDERBEUT/ Mesfushori Agbekpornu: Me korçarët kompensojmë pikët e lëna

Delo.autor

“EMOCION I PAPËRSHKRUESHËM”/ Armand Duka pas fitores: Një përgjegjësi e madhe për mua, jam shumë i…

Delo.autor

Leave a Comment