Futboll Sport

Shënoi golin e fitores ndaj Totteham, ja çfarë thotë Van de Beek

Donny van de Beek, autori i golit të fitores së Ajaxit ndaj Tottenhamit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, beson se skuadra holandeze do të ketë punë në ndeshjen e kthimit për ta arritur finalen edhe pse e fituan ndeshjen e parë.

De Beek shënoi golin e vetëm të Ajxit në fitoren 1:0 kundër Tottenhamit në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes tyre të martën në Tottenham Hotspur Stadium.

Ai tha pas ndeshjes së Tottenhami ia vështirësoi gjërat Ajaxit në pjesën e dytë, në të cilën ishte futur me një taktikë tjetër nga ajo e para.

“Ne luajtëm shumë mirë në 30 minutat e parë. Pastaj, Tottenhami i ndryshoi taktikat dhe ne hasem në probleme. Rezultat 1:0 është i mirë por duhet të mbarojmë punë javën e ardhshme”, tha ai.

Ajaxi e pret Tottenhamin në Amsterdam pas një jave në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale.

Related posts

MODRIC – INTER NUK KA MBARUAR/ Konfirmohet refuzimi që mban gjallë ëndrrën “Zikaltër”

Delo.autor

MBYLL AVENTURËN ME RANGERS/ Grezda konfirmon: Ndonjëherë gjërat nuk shkojnë siç dëshirojmë, por…

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN TURK/ Sulmuesi i Kosovës i jep një pikë ekipit të ri kundër Menemenspor (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment