Futboll Seria A Sport

E PAZAKONTË/ Janë në vendin e parë: Klubi i NJOHUR ITALIAN SHITET për vetëm 10 euro

Një nga skuadrat më të respektuara në Itali viteve të fundit, Palermo, është shitur për 10 euro. Skuadra siçilianë ka njoftuar për ndërrim pronarësh, me Maurizio Zamparini që ka vendosur të shes skuadrën për 10 euro te një kompani në Londër.

Negociatat kanë qenë në një fazë të avancuar muajin e kaluar, dhe në dy ditët e fundit edhe është arritur marrëveshja.

Pronarët e rinj sipas marrëveshjes detyrohen të paguajnë borxhin prej 22 milionë euro që ka kjo skuadër. Zamparini ishte në krye të Palermos që nga viti 2002, dhe në këto vite kishte arritur suksese të mëdha me këtë klub. Kujtojmë se nga Palermo janë dalë emra të mëdhenj viteve të fundit, si Havier Pastore, Edinson Kavani dhe Paulo Dibala.

palermo_2

Palermo aktualisht luan në Seria B, ku renditet në vendin e parë dhe cilësohen kandidat kryesor për t’u rikthyer në Serie A sezonin tjetër.

Related posts

“MESSI DUHET TË KETË B*LE QË TË VIJË TEK REALI”/ Mesfushori Kroos: Nuk trishtohem nëse ikën nga Barcelona

Delo.autor

SHKAKU I DËSHTIMIT/ “MOU” dhe 5 kërkesat që klubi s’i plotësoi portugezit

Isa.Autor

Aida Garifullina/ Ish-bashkëshortja e tenistit rus këndon në Botëror (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment