Futboll Seria A Sport

“SHPËRTHEN” FESTA E TIFOZËVE/ Klubi italian rikthehet pas 7 vitesh në Serie A (VIDEO)

Java e fundit në Serinë B italiane ka vendosur edhe një verdikt të madh sa i përket ngjitjes një kategori më sipër.

Një nga klubet ikonë, si ai i Lecces, fitoi në shtëpi me shifrat 2-1 përballë Spezias, duke siguruar edhe matematikisht ngjitjen për në Serie A sezonin tjetër,  teksa në fund ka shpërthyer dhe festa e tifozëve.

Lecce e mbylli kampionatin me 66 pikë pas 36 ndeshjesh, në vendin e dytë.

Lecce rikthehet në Serie A pas 2554 ditësh, ku pikërisht në 13 majin e 2012, ra një kategori më poshtë, dhe që prej asaj kohe nuk ka qenë pjesë e elitës italiane.

Këtë sezon, Lecce arriti 19 fitore, 9 barazime dhe 8 humbje, duke u renditur në vendin e dytë.

Kujtojmë që më parë, ngjitjen e kishte siguruar edhe Breschia e mesfushorit shqiptar Emanuele Ndoj, e cila u rendit në vendin e parë të Serie B.

Ndërkohë janë përcaktuar edhe 6 ekipet që do të marrin pjesë në “Play-Off”, e cila siguron edhe një vend tjetër për Serie A.

Ato janë Palermo, Benevento, Verona, Spezia, Citadela dhe Pescara e Ledian Memushajt.

Related posts

MIQESORJA VELLAZERORE/ Një tjetër gabim në mbrojtje, Kosova kalon në avantazh (VIDEO)

Sadik.Autor

Zbuloni planin e Barcelonës për të transferuar talentin holandez të Ajax

Isa.Autor

“FRIGORIFERI” MAGUIRE/ Mister 90 milionë euro që po luan si diletant (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment