Futboll I pakategorizuar Kombëtarja Sport

SITUATA PËR LEGJEONARËT/ Balaj mbetet pa ekip, dilema edhe për Sadikun në Zvicër

Bekim Balaj largohet nga kampionati rus pas tri sezonesh. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nga dje është zyrtarisht futbollist i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me klubin e Akhmat Groznit dhe palët nuk kanë gjetur një akord për rinovimin. Lajmin e ka konfirmuar vetë faqja zyrtare e klubit çeçen që merr pjesë në Superligën ruse.

bekim balaj

Me një postim në “Twitter”, Akhmat Grozni ka falënderuar Balajn për kontributin që ka dhënë me këtë fanellë. Sulmuesi 28- vjeçar shënoi vetëm 12 gola në tri sezone me Akhmatit, teksa u penalizua jo pak nga dëmtimet. Në total ai luajti 64 ndeshje me fanellën e ekipit nga Grozni. Tashmë sulmuesi kuqezi është në kërkim të një tjetër skuadre, që me shumë mundësi do të jetë sërish në Europë. Nuk është çudi që shkodrani të firmosë për një ekip tjetër të kampionatit rus.

Gjithsesi, kjo mbetet për t’u parë. Tashmë tek Akhamt Grozni mbeten vetëm dy shqiptarë, pikërisht Odise Roshi që rinovoi kontratën edhe për tri vite, si dhe lojtari i Kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha.

SADIKU – Një tjetër sulmues i Kombëtares që ende nuk e di se ku do të luajë në sezonin e ardhshëm është Armando Sadiku. Ky i fundit shënoi një gol vendimtar me fanellën e Luganos, duke e kualifikuar klubin zviceran në grupet e Ligës së Europës. Mirëpo, elbasanasi është nën kontratë me spanjollët e Levantes dhe në pjesën e dytë të sezonit që sapo u mbyll luajti te Lugano në formë huazimi.

armando sadiku

Dje përmes një postimi në profilin e tij në “Instagram”, Sadiku jepte mesazhe lamtumire nga zviceranët, por gjithsesi çdo gjë mbetet e hapur për vazhdimësinë te kjo skuadër, për më tepër që tashmë do të luajë edhe në Ligën e Europës. “Erdha te Lugano në një moment të vështirë ku objektivi ishte mbijetesa, por ia dolëm ashtu si dy vjet më parë që të kualifikoheshim në grupet e Europa Ligës. Jam i lumtur që kam kontribuuar në këtë sukses të madh, duke shënuar tre gola të rëndësishëm. Nuk e kisha të lehtë të rikthehesha pas dëmtimit të rëndë dhe të luaja çdo ndeshje nga 90 minuta. Do kisha dashur të bëja më mirë, por jam i sigurt se kam dhënë maksimumin për këtë fanellë në çdo minutë. Futbollistët e mëdhenj dallohen në momente të tilla”, shkruante Sadiku.

Related posts

KUPA E KROACISË/ Festë e çmendur pas triumfit, Doka eliminon Kallakun dhe ekipin e shqiptarëve (VIDEO)

Delo.autor

Çmenden në Kinë, i ofrojnë Messit më shumë se 90 milionë euro në sezon…!

Q.Autor

NUK ËSHTË NË PLANET E ZIDANE/ Gareth Bale “vë në lojë” drejtuesit e Real Madrid

Delo.autor

Leave a Comment