Futboll Sport

I JEP FUND POLEMIKAVE PËR STOLIN E JUVENTUS/ Klopp reagon: Ja vendimi im për të ardhmen

Juventusi është duke kërkuar zëvendësuesin e Allegrit.

Mes kandidatëve për të marrë drejtimin e “Zonjës së Vjetër” në media doli edhe emri i Jurgen Kloppit, por tekniku gjerman ka reaguar para se të luhet finalja e Champions Leagues.

Tekniku gjerman i ka mohuar zërat në merkato duke shprehur besnikërinë për Liverpoolin.

“Të gjitha zërat që i dëgjoj këto ditë janë të pakuptimta. Nuk ka asgjë të vërtetë, nuk do të largohem kurrë nga Liverpooli. Nuk kam asnjë arsye. Italia është vend i bukur, Seria A është e bukur, këtë e di por nuk largohem pasi do të respektoj kontratën që kam me klubin aktual”, u shpreh ai për “Sky”.

Ndërsa i pyetur për finalen e 1 qershorit, Klopp tha se është një ndeshje shumë e rëndësishme në karrierën e tij.

“Të gjitha finalet janë të veçanta, do të jetë hera e tretë për mua në finalen e Champions Leagues. Do të përballemi me Tottenhemin, një ekip i fortë, por ky Liverpool është gati, është ekipi më i mirë që unë sjell në finale. Futbolli është i çuditshëm, do ta shohim si do të përfundojë. Nëse fitojmë, do të jetë momenti më i mirë i karrierës sime. Fitimi i titullit është mirë, por Champions është akoma edhe më mirë”, përfundoi gjermani.

Related posts

PRAPASKENAT/ Anjeli, SHERR me Mendezin për publikimin e fotos me…

Isa.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Vllaznia-Luftëtari. Rezultati 4-0

Delo.autor

Chelsea kërkon mbrojtësin e Milanit, kuqezinjtë hedhin poshtë ofertën STRATOSFERIKE

Isa.Autor

Leave a Comment