Futboll Kategoria Superiore Sport

SKADON AFATI I LICENSIMEVE NË EUROPË/ FSHF merr vendimin, ja 3 klubet në ankth

Dita e djeshme ka qenë afati i fundit për licencimet e klubeve të Superiores për të marrë pjesë në Kupat e Europës. FSHF nuk ka dashur të japë asnjë informacion rreth kësaj teme, ndonëse burime pranë këtij institucioni bëjnë me dije se tashmë verdiktet janë dhënë. Jo të gjitha klubet përmbushin kriteret, madje, gjatë gjithë kësaj kohe, është përmendur se edhe të mëdhenjtë si Tirana dhe Flamurtari kanë qenë në rrezik.

E vështirë është për të dyja, por me bardheblutë më të avantazhuar, pasi kanë bërë disa pagesa te Tatimet dhe kanë shlyer borxhe të rëndësishme, siç ishte ai i Muzakës. Shpresat janë të mëdha, por asgjë nuk është e sigurt, pasi federata dhe sektori i licencimeve kanë qenë hermetike. Ndërkaq, duket mision tejet i vështirë për Flamurtarin që ketë marrë licencën për të luajtur në Europë. Motivi është një dhe i vetëm: kriza financiare.

Ka pasur disa përpjekje të fundit nga ana e administratorit Sinan Idrizi, por shanset janë minimale. Nga ana tjetër, problematike ka qenë situata edhe për Luftëtarin. Gjirokastritët janë një rast specifik, sepse nuk kanë penalitete nga financat, por nga hetimi që pati nisur UEFA sezonin që shkoi për ndeshjet e dyshimta të bluzinjve në Europë. Informacioni që ka qarkulluar deri vonë në korridoret e federatës ka qenë se Luftëtari do ta kishte të pamundur të licencohej, pikërisht sepse vazhdon të jetë ende nën hetim.

Por deri sa të jetë një përgjigje zyrtare nga institucioni ynë i futbollit, nuk mund të thuhet me siguri se Luftëtari nuk e ka marrë licencën. Klubet që kanë përmbushur kushtet për të marrë licencën janë Partizani, Kukësi, Teuta, Laçi dhe Skënderbeu. Po, po, Skënderbeu. Pavarësisht se korçarët kanë dënimin e rëndë mbi krye prej 10 vitesh penalizim, ata e kanë marrë licencën. Nëse vendimi do të fitojnë në KAS kundër UEFA-s dhe ndërkohë do të kenë siguruar pjesëmarrjen në kompeticionet europiane (nga kampionati ose duke fituar Kupën), atëherë bardhekuqtë do të mund të luajnë sërish në Ligën e Europës. Sa i përket publikimit të vendimeve, federata ka vendosur që ta bëjë këtë pas datës 2 qershor, kur luhet edhe finalja e Kupës së Shqipërisë, me qëllim që klubet të mos pezmatohen apo të mos ndikohen nga vendimet e Komisionit të licencimit.

Related posts

ANDORRA-SHQIPËRI/ Edi Reja kërkon fitoren, i beson dyshes së sulmit Cikalleshi-Manaj (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Juventusi vë në “shënjestër” talentin e Schalkes

Q.Autor

Hakan Calhanoglu shënon gol ndaj Veronës (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment