Futboll Ligue 1 Sport

DISIPLINA “MASAKRON” MBAPPEN/ Ylli PSG-së humbet mundësinë të sfidojë “Pleshtin”

Kilian Mbape ishte një ndër protagonistët negativ në finalen e kupës, ku PSG humbi në penallti (6-5) nga Renesi. Francezi u ndëshkua me karton të kuq, pasi goditi me takë gjurin e kundërshtarit të tij.

Por, Komisioni i Disiplinës në Francë, nuk e ka lënë me kaq dhe e ka pezulluar Mbapenë me 3 ndeshje. Kështu sezoni për 19-vjeçari është i mbyllur këtu dhe ai humbet sfidat me Angersin, Nisën dhe Dizhonin.

Gjithashtu, ai humbet mundësinë të konkurrojë gjeniun Mesi për “Këpucën e Artë”.

Francezi ka 30 gola në kampionat dhe 36 në të gjitha kompeticionet, ndërsa Mesi 34 në kampionat dhe 48 gjithsej.

Related posts

“DUHET TË PËRJETOJMË MË SHPESH SUKSESET”/ Van der Sar: Ne shohim Realin, Barcelonën dhe Juventus, të tjerët na…

Delo.autor

ÇMENDURIA DANEZE/ Ndaj BALE me PUNTORË NDËRTIMI dhe KAMARIERË (DETAJE)

Isa.Autor

DY POLET E PIOLIT/ Tifozi i Interit do hakmarrje si… kuqezi

Delo.autor

Leave a Comment