Champions League Futboll Sport

SKUALIFIKIMI NGA CHAMPIONS/ Luis Van Gal tregohet kritik: Kjo humbje ishte krejtësisht e panevojshme, duhet të bënte…

Luis Van Gal ka qenë një nga njerëzit e paktë që mendonin se Ajaksi do të bënte rrugë të gjatë në këtë Champions, por këtë herë u tregua shumë kritik me skuadrën holandeze. Ish-trajneri i “harkëtarëve” thotë se futja në fushë e Jorentes prishi ekuilibrat sepse skuadra nuk po luftonte dot në lojën e ajrit.

“Mendoj se aktivizimi i Fernando Jorentes bëri dallimin e madh mes pjesës së parë dhe të dytës. De Ligt dhe Blind u zunë ngushtë nga prezenca e tij në fushën e lojës, sepse Jorente është një sulmues i deklaruar. Ai qëndron aty dhe përveçse është i fortë në luftën e ajrit nuk u jep mundësi mbrojtësve që të luajnë topin”, tha fillimisht Van Gal.

Më tej, ai foli edhe për mënyrën sesi skuadra e menaxhoi ndeshjen. “Kjo humbje ishte krejtësisht e panevojshme dhe e çuditshme për mënyrën sesi erdhi. Skuadra nuk kishte pësuar asnjë goditje dhe kur rezultati ishte 2-0, duhet ta menaxhonte më mirë. Totenhemi nisi të sulmonte më shumë dhe Ajaksi bëri zgjedhje të gabuar për ta zotëruar topin në atë fazë të lojës. Duhet të bënte tjetër gjë, sepse nuk po dilte dot me topin në këmbë dhe i hapi vetes shumë punë”, tha trajneri i njohur holandez.

Related posts

5 lojtarët më të moshuar që kanë luajtur në Kupën e Botës

Sadik.Autor

SERIE A/ Përlotet trajneri i Fiorentinës: Skuadra ime qan dhe vuan

Q.Autor

JUVENTUSI NUK NDALET/ Ofron një pagë prej 10 milionë euro për “yllin” e Premier League

Isa.Autor

Leave a Comment