Champions League Futboll Sport

SONDAZHI I BUJSHËM/ Ja fajtori për eliminimin Barcelonës nga Championsi (FOTO)

Barcelona mbrëmjen e djeshme ka pësuar një “shok” të vërtetë duke u eliminuar nga Champions League.

Liverpool zhvilloi një përformancë të jashtëzakonshme duke fituar 4-0 në ‘Anfield’, pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë.

Ishte edhe një natë për t’u mos u mbajtur mend nga Barcelona që për të dytin vit radhazi eliminohen me një përmbysje spektakolare, kësaj here ishte Liverpool, ndërsa sezonin e kaluar Roma.

Së fundmi e përditshmja katalanasve “Mundo Deportivo” ka hapur një sondazh ku pyet lexuesit e saj “Kush është përgjegjës për eliminimin e Barcelonës në Champions?”

Në këtë anketë kanë marrë pjesë mbi 16 mijë lexues ku 63.75% (10.962 vota) prej tyre kanë bërë përgjegjës për humbjen trajnerin, Ernesto Valverden.

Në vendin e dytë renditen lojtarët me 31.27% ose e thënë ndryshe 5379 vota.

Trajneri Ernesto Valverde ende nuk është shkarkuar por me shumë mundësi do të japë dorëheqjen pas finales në Kupën e Mbretit.

Related posts

“BUDALLËK, MË NGRIHEN NERVAT…”/ Legjenda e United i acaruar me golin që pësoi Berisha me Kazakistanin

Delo.autor

STATISTIKAT NUK GËNJEJNË/ Ja pse Marcelo kritikohet shpesh nga Real Madridi

Delo.autor

Neymar, Ibra dhe Bonucci/ Zbuloni faktin e bujshëm që mund të bashkojë treshen

Isa.Autor

Leave a Comment