Champions League Futboll Sport

SKUALIFIKIMI NGA CHAMPIONS/ Ja emri i parë për të zëvendësuar Valverden te Barcelona

Ishte vetëm çështje orësh për të dalë emrat e parë që shihen si pasues të Ernesto Valverdes te Barcelona, në rast se ky i fundit largohet nga stoli blaugrana.

Emri i parë që lakohet për të marrë drejtimin e gjigantëve spanjoll është ai i holandezit të Ajaxit, Erik Ten Hag, i cili po bën mrekullinë me harkëtarët në këtë sezon.

Ten Hag ka ide të ngjashme me Guardiolën, pasi kur ka qenë pjesë e Bayern Munchen 2 ndiqte gjithmonë nga afër seancat stërvitore të teknikut katalanas me skuadrën e parë dhe ka marrë shumë nga mënyra e lojës që aplikon Guardiola.

Duke patur parasysh edhe faktin që futbolli që luan Barça i ngjason shumë stilit holandez, mundësitë qe Ten Hag të ulet në stolin e Barcelonës janë të mëdha.

Related posts

“ITALIA PRET GOJËN”/ Icardi s’mjafton ndaj PSV-së, Moura kualifikon Tottenhamin

Isa.Autor

TENSIONE PARA FINALES ITALI-ANGLI/ Të dehur në maksimum, tifozët anglez rrëzojnë gardhin policor (VIDEO)

Delo.autor

Vetëm 18-vjeç/ Fiton medaljen e artë në disiplinën e kërcimit me shkop

Isa.Autor

Leave a Comment