Futboll Kategoria Superiore Sport

STATISTIKA VRASTARE/ Tirana skuadra më e dobët në fushën e saj

Dikur, skuadra që nuk humbte qoftë edhe një ndeshje brenda dhe jashtë fushës së saj, ndërsa tani ekipi më i dobët në fushën e vet. Kjo është Tirana e sezonit 2018-2019, që në ndeshjet brenda në shtëpi është skuadra që ka grumbulluar më pak pikë (veç Kamzës së përjashtuar) se çdo ekip tjetër në Kategorinë Superiore.

Një statistikë vrastare, që tregon se sa e brishtë është kjo Tiranë. Madje, skuadra, edhe pse do dy ndeshje që të luhen deri në fund të kampionatit, është më dobët se Tirana e Mirel Josës dy sezone më parë, që ra nga kategoria Superiore.

SHIFRAT – Edhe pse do të luajë 180 minuta në “Selman Stërmasi”, Tirana në 16 takime ka grumbulluar 22 pikë, duke fituar pesë ndeshje dhe barazuar shtatë sfida të tjera. Poshtë, Tirana ka lënë Kamzën, që tani është me pushime, ndonëse bardheblutë kanë sa të duash shokë, me Luftëtarin e Kukësin, që janë sipër 24 herë kampionëve.

tirana

Problemi është se Tirana nuk ka grumbulluar dot as 29 pikët e dy sezoneve më parë, duke prishur edhe pathyeshmërinë në fushën e vet, që dikur ka qenë arma më e fortë e saj kur marshonte në Superiore. Në fakt, për këto rezultate negative kanë ndikuar edhe ndeshjet pa tifozë që kanë pothuajse gjysma e takimeve në shtëpi.

Renditjet

Edhe golat e pësuar dhe shënuar nuk janë në nivele të kënaqshme me 17-11. Në këtë aspekt, më keq se bardheblutë ka bërë Luftëtari me golavarazhin 15-17. Për t’u shënuar është fakti që Tirana ka grumbulluar afërsisht 1.4 pikë çdo ndeshje brenda, por jashtë bardheblutë kanë grumbulluar pak më shumë se 1 pikë për ndeshje, duke qenë skuadra e gjashtë me më shumë pikë në transfertë.

Related posts

INTER-JUVENTUS/ Conte me “Artileri të rëndë”, Pirlo bën shumë ndryshime (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

FORMULA 1/ Robert Kubica vendos të largohet nga Williams, ja e ardhmja e tij

Delo.autor

THYHET MË NË FUND MAN.CITY/ Arteta nuk e fsheh gëzimin: Mposhtëm ekipin më të mirë në botë

F.autor

Leave a Comment