Futboll Seria A Sport

MEDIAT ITALIANE E BËJNË TË SIGURT/ Ja ku do të transferohet Mauro Icardi

Në Itali e bëjnë të sigurt, Mauro Ikardi do të largohet në fund të sezonit nga Interi për t’iu bashkuar rivalëve të Juventusit. Të paktën kështu raporton media prestigjioze “Gazzetta dello Sport”.

Argjentinasi nuk ka dëshirë të qëndrojë te skuadra aktuale, teksa vendimin e tij nuk e ndryshon as ardhja e Antonio Konten në krye të zikaltërve.

Juventusi është klubi i vetëm në Serinë A që mund të plotësojë kushtet e tij. Ikardi është ndër të preferuarit e drejtorit sportiv Fabio Paratiçi, i cili e dëshiron me çdo kusht në skuadër sulmuesin.

Ikardi554

Në mbyllje të sezonit pritet të hidhen dhe hapat e para në lidhje me këtë transferim, edhe pse dëshira e drejtuesve të Interit është që Ikardi të transferohet jashtë Italisë.

Related posts

MASAT NDAJ KORONAVIRUSIT/ Serie A rihap stadiumet, ja plani për rikthimin e tifozëve

Delo.autor

“Bomba” e ditës: Milan – Higuain po ndodh “çmenduria”

Sadik.Autor

SHKAKTON KONKURENCË MIDIS KLUBEVE/ Barcelona ka nisur negociatat për ”MESSIN E RI”

Isa.Autor

Leave a Comment