Futboll La Liga Sport

TAKIMI SERGIO RAMOS-PEREZ/ Kapiteni i Real Madrid kërkon largimin: Më lejo të shkoj tek…

Sergio Ramos ka kërkuar largimin nga Reali i Madridit.

Sipas kanalit televiziv “La Sexta”, kapiteni i “Los Blancos” zhvilloi një takim me presidentin Florentino Perez të cilit i ka kërkuar që të lejojë largimin para përfundimit të kontratës.

Qendërmbrojtësi 33-vjeçar ka informuar klubin se ka marrë një ofertë shumë atraktive në aspektin ekonomik nga një klub i Superligës kineze.

Kapiteni spanjoll i ka thënë Perezit “më jep lejën e largimit me parametra zero”, por në krahun tjetër numri një i klubit madrilen ka refuzuar kërkesën.

“Ju nuk mund të largoheni, Madridi nuk mund të japë kapitenin e tyre”, ishte përgjigja e Perezit.

Kujtojmë që Ramos prej 14 vitesh është pjesë e Real Madridit me të cilën ka fituar 20 trofe, përfshirë tre tituj në La Liga dhe katër Champions League.

Related posts

PSG NË PRAG TË STUHISË/ Çarje në dhomat e zhveshjes dhe ambient i tronditur, çfarë po ndodh

Delo.autor

TËRMETI TRAGJIK/ Futboll dhe ndihma, lojtarët e kombëtares surprizojnë fëmijët në Fushë-Krujë (FOTO)

Delo.autor

Idrizi: Probleme pagash nuk ka, në fushë po vuajmë

Q.Autor

Leave a Comment