Futboll Kategoria Superiore Sport

TEUTA-PARTIZANI/ Shkëmbi si objektiv Europën, Gega luan për prestigj (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të luhet në “Niko Dovana” të Durrësit sfida mes Teutës dhe kampionëve të Partizanit. Një përballje vendimtare për skuadrën e Bledi Shkëmbit, e cila ka si objektiv Europën. Ndërkohë në krahun tjetër, të kuqtë e Gegës vijnë në këtë sfidë të relaksuar, pas sigurimit të titullit kampion.

Në takimin e sotëm, tekniku i skuadrës kryeqytetas iu ka dhënë mundësinë lojtarëve të stolit për të treguar veten, teksa spikasin emra si Xhika, Ferrati, Jaiteh, Koto dhe Kardozo.

Ndërkohë trajneri Shkëmbi nuk do të ketë në dispozicion 2 mbrojtësit Osmani dhe Bicaj, teksa është preferuar nga minuta e parë Shkalla-Frashëri-Hakaj dhe Arapi.

FORMACIONET ZYRTARE:

TEUTA: Hidi, Shkalla, Frashëri, Hakaj, Arapi, Kallaku, Sidibe, Gashi, Progni, Avdyli, Bushiç Trajner: Bledi Shkëmbi

PARTIZANI: Xhika, Belica, Kalarai, Rexhepi, Ferrati, Jaiteh, Kote, Duka, Mensah, Kardozo, Çinari. Trajner: Skënder Gega.

Teuta-Partizani

Related posts

BEFASON NEDVED/ Sulmon Marottën pas kalimit tek INTERIT, ai nuk ka qenë KURRË një…

Isa.Autor

I DHA FUND AVENTURËS ME TIRANËN/ Lojtari 21-vjeçar transferohet tek Bylisi

Delo.autor

FESTË NË FAMILJEN SCHUMACHER/ Michael “e pret” ditëlindjen e 51 në krevat

Delo.autor

Leave a Comment