Futboll Kategoria Superiore Sport

TIFOZËT “PUSHTOJNË” FUSHËN PAS DUELIT/ Ja pamjet nga festa e “çmendur” e Partizanit (VIDEO)

Tifozët e Partizanit kanë pritur për 26 vite titullin kampion dhe për ta ishte qartësisht e kuptueshme festa dhe pushtimi i fushës në mbyllje të duelit ndaj Tiranës. Në momentin ku gjyqtari Kridens Meta vërshëlleu për fundin e sfidës në “Selman Sërmasi” me mijëra tifozë vërshuan në fushën e lojës për të festuar me futbollistët këtë sukses historik.

Forcat e sigurisë e as ato të policisë nuk ndalën dot valën e tifozëve që përfunduan të gjithë nga tribunat në fushë duke përqafuar me radhë lojtarët e duke festuar përkrah tyre, ndërsa u evitua një përplasje me tifozët e Tiranës që gjendeshin në tribunën e tyre.

Tifozët me radhë përqafonin futbollistët dhe kërkonin kujtim fanellat, me Trashin i cili përfundoi i pari i zhveshur, ndërsa të tjerët më pas u rreshtuan para dhomave të zhveshjeve, aty ku përshëndetnin tifozët e entuziazmuar.

Bruno Telushi, spektator në sfidën e sotme, u ngrit në krahë si hero i tifozëve të kuq të ekzaltuar në ato momente ndërsa në një cep, pas disa ditësh shumë të vështira për shkak të tragjedisë familjare, dukej Belica i cili qante me dënesë për këtë titull të siguruar me fanellën e kuqe, i ngushëlluar nga familjarët e tij dhe drejtuesit e klubit.

Related posts

Neymari i vendos kushte Realit, kërkon dyfishin e pagës së Ronaldos

Q.Autor

NJË DALJE E GABUAR/ Szczesny bën gafën e vitit, por Berardi ia kalon (VIDEO)

Delo.autor

NGA I “PAPREKSHËM” NË “MASHTRIM”/ Për Pochettinon ka nisur “periudha e zezë”, ja pasojat e mëdha

Delo.autor

Leave a Comment