Futboll Seria A Sport

TRIUMFI MBAN “GJALLË SHPRESAT”/ Llogaritë për një vend në Champions, ja si e arrin Milani

Fitorja e djeshme me Fiorentinën mban ende gjallë shpresat e Milanit për një vend mes katër të parave në kampionatin italian. Kuqezinjtë morën një rezultat të detyrueshëm ndaj vjollcëve, por fitoret mbeten të domosdoshme për të synuar një biletë për Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm. Përveçse të fitojnë dy ndeshjet e mbetura (Frozinone dhe SPAL), ekipi i Gatuzos duhet të mbajë edhe sytë te rivalët. Atalanta duhet të humbë të paktën një nga dy ndeshjet e fundit (Juventus dhe Atalanta) që i kanë ngelur në këtë edicion të Serisë A.

Suso-esulta-in-Milan-Bologna

Milanit do t’i mjaftonte edhe vetëm një fitore në rast se ekipi ku militojnë Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti nuk marrin më asnjë pikë deri në fund të sezonit. Edhe sikur bergamaskët t’i barazojnë ndeshjet e mbetura, “Djalli” do të ishte sidoqoftë i detyruar të merrte pikë të plota në sfidat e fundsezonit. Nëse mbyllin kampionatin me pikë të barabarta, Milani do të qëndronte mbi zikaltrit falë përballjeve direkte. Disi më e komplikuar bëhet gara e kuqezinjve ndaj Interit.

“Kushërinjtë”, të favorizuar edhe nga sfidat direkte, me tri pikë nesër ndaj Kievos do të bënin një hap të rëndësishëm drejt sigurimit të vendit të tretë. Pa pikë të plota në sfidën e radhës, skuadra e Spaletit do të përfshihej në vorbullën e garës për Champions, sidomos duke marrë parasysh që në fundjavën tjetër do të luajë në transfertë kundër Napolit. Duke përfshirë në garë edhe Romën, verdhekuqtë duhet të fitojnë fillimisht sot ndaj Juves, më pas të synojnë pikë të plota në sfidat e fundit e njëkohësisht të shpresojnë në ndalesat totale rivalëve.

Related posts

SFIDA ELIMINATORE NDAJ “SHPRESAVE”/ Mbrojtësi i Çekisë pa polemika: Unë jam serb, futbollistët kosovar po përfaqësojnë…

Delo.autor

“DUAM TË LUAJMË…”/ Sarri: Patjetër që ka qenë një javë e vështirë, duhet të…

Delo.autor

Vallëzimi provokues i një lojtari para se të shënonte solli dhunë në Brazil (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment