Futboll Seria A Sport

VAZHDON “GJUETIA” E JUVENTUS PËR TRAJNERIN E RI/ Zërat nga Spanja: Takim i fshehtë Guardiola-Paratici

“Gjuetia” për trajnerin e ri të Juventusit vazhdon, me një seri emrash në listën e drejtuesve bardhezinj. Jo vetëm Sarri, Pochettino dhe Inzaghi, por edhe Pep Guardiola ëndërrohet nga kampionët e Italisë për sezonin e ardhshëm, duke pasur në fokus sidomos Champions-in.

Sipas asaj që bën me dije “Onda Cero”, trajneri katalanas ishte në Lombardi dhe është takuar me drejtorin sportiv të Juventusit në “Palazzo Parigi”.

Ky burim informacioni nga Spanja tregon se si Guardiola po planifikonte aty një vizitë (ngjarje bamirësie) në Itali, që lidhet me një turne golfi në Barcelonë, dhe kishte takuar fshehurazi Fabio Paratici në hotelin, që është, gjithashtu, selia e Juventusit gjatë verës.

Vetëm disa ditë më parë, Guardiola i ka hedhur poshtë zërat që e dërgonin atë në stolin e Juventusit, duke thënë se donte të vazhdonte në stolin e “qytetarëve”.

Në ditët në vijim, pas përfundimit zyrtar të Serie A, lajmet për të ardhmen e Juventusit do të “shoshiten” dhe do të mësohet emri i pasuesit e Max Allegrit.

Related posts

Mbrojtësi shqiptar bashkohet me skuadrën e Seria A

Sadik.Autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Real Madrid mposht me përmbysje Celta Vigon dhe i bën presion Atleticos

Delo.autor

Vazhdon historia e dashurisë në mes të Buffon dhe Kombëtares së Italisë

Q.Autor

Leave a Comment