Komisioni i Disiplinës në FSHF, publikoi ditën e sotme vendimet në lidhje me parregullsitë në futbollin vendas për ndeshjet e luajtura së fundmi.
Bie në sy se nga Superiorja nuk ka dënime, por vetëm tek moshat dhe kategorinë inferiore. Më poshtë, vendimet e plota.
VENDIMET
1.KF “Luzi 2008”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës e përdorur shprehje fyese, në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë). Në aplikim të Nenit 136/1/b të KDS, gjoba shlyhet në masën 20%.
- KF “Shkumbini”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës së lojës, në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë). Në aplikim të Nenit 136/1/b të KDS, gjoba shlyhet në masën 20%.
- Zyrtari i KF “Shënkolli” U-19, Kristjan Gjidodaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KF “Shënkolli” U-19, Selajdin Muça, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF “Shënkolli” U-19, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerje të përkohëshme të lojës, në bazë të Nenit 66/3/b) të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.
- Lojtari i Flamurtari futsal, Karlo Kalus, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/b të KDS, dënohet me 24 (njëzetëkatër) muaj pezullim nga aktiviteti.
- Flamurtari futsal, për sjellje të gabuar të lojtarëve dhe stafit te saj duke shkaktuar ndërprerjen përfundimtare të lojës, në bazë të Nenit 49/5 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Këlcyra”,Fatjon Sakollari si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Këlcyra”, Meleq Xhakollari si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.