Futboll Seria A Sport

VENDOS TË BËJË BILANCIN E SEZONIT/ Flet Chiellini: Largimi i Allegrit në momentin e duhur, trajneri i ri…

Giorgio Chiellini si kapiten i Juventusit ka vendosur të bëjë bilancin e sezonit.

Në një deklaratë për mediat para javës së fundit në Serie A, Chiellini ka folur për largimin e Allegrit dhe për trajnerin e ri të Juventusit.

“Fillimisht dua të them se largimi i Allegrit erdhi në momentin e duhur, bëri një arritje të jashtëzakonshme ndoshta të papërsëritshme prandaj nuk do të çuditesha sikur pas disa vitesh ta shihja sërish në stolin e Juves. Por referuar të ardhmes mendoj, madje jam i bindur se kjo skuadër e madhe do të mirëpresë një trajner po të tillë, një trajner me shumë peshë. Një emër që i shkon për shtat këtij Juventusi fitues që do të vijojë serinë e triumfeve edhe në të ardhmen.

Chiellini flet edhe për kapitullin Cristiano Ronaldo, për të cilin thur elozhe duke e etiketuar me fuqi të mbinatyrshme.

“Është një prej gurëve themelorë të kësaj organike jo vetëm në fushën e blertë dhe ne dhomat e zhveshjes por edhe jashtë saj. Ronaldo është një profesionist dhe njeri i jashtëzakonshëm.

E ardhmja? Ndërkohë që për të ardhmen time do të thoja se tani në moshën 35-vjeçare mund të luaja edhe për një maksimumi dy vjet e më pas do të jetë koha për lamtumirën”, përfundoi ai.

Related posts

“KATAR 2022″/ Lajm i keq nga Franca, mesfushori Laçi nuk lejohet të grumbullohet me Kombëtaren, ja shkaku…

Delo.autor

Nis pjesa e dytë/ Atletico Madrid 45 minuta larg trofeut madhor

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Talenti i Real Madrid huazohet sërish, do luajë në La Liga tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment