Futboll Seria A Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ 24 milionë euro në sezon, Guardiola prezantohet tek Juventus më…

“Juventus dhe Pep Guardiola kanë gjetur një akord total që do ta mbajë të lidhur trajnerin spanjoll me bardhezinjtë për katër vite (skadenca 30 qershor 2023), me një pagë prej 24 milionë eurosh neto në sezon”.

Është ky lajmi bombastik që ofroi dje Agjencia italiane e lajmeve (AGI), dhe sigurisht që organet e tjera mediatike italiane nuk kanë vonuar që ta shpërndajnë menjëherë këtë bombë merkatoje, madje jehona ka shkuar deri në ishullin britanik dhe më pas në të gjithë botën, duke shkaktuar një reagim të fortë, sidomos në rangjet e skuadrës kampione të Premier Ligës në fuqi.

Ndërsa Pep Guardiola prej tri ditësh është në Abu Dabi (Emiratet e Bashkuara Arabe), për disa ditë pushime, por njëkohësisht edhe për të marrë pjesë në një turne golfi për bamirësi, AGI dhe investigimi i tyre në lidhje me akordin e mundshëm mes trajnerit spanjoll dhe “Zonjës së Vjetër” nuk ndalet vetëm te shifrat e kontratës mes palëve. Përkundrazi, ata shkojnë edhe më tej duke bërë publike (gjithmonë sipas tyre) edhe datën e firmës mes të dyja palëve, por garantojnë edhe për ditën e prezantimit në selinë juventine, konkretisht:

“Pep Guardiola do të hedhë firmën e tij në kontratën me Juventusin më 4 qershor, ndërsa dhjetë ditë më vonë, konkretisht më 14 qershor, do të vijë edhe prezantimi zyrtar përpara medias”. Si për t’i forcuar edhe më shumë këta zëra, lidhet edhe fakti se katër ditë më parë, klubi i Juventusit, me anë të një shkrese zyrtare, kishte lajmëruar se “Allianz Stadium” do të jetë i mbyllur në datën 14 qershor, për çdo vizitor të mundshëm. Në shpjegimin e ofruar nga klubi bardhezi nënvizohej vetëm se bëhej fjalë për “një event të madh komercial”.

Por duke u nisur edhe nga lajmi që ofroi Agjencia e Shtypit Italian ditën e djeshme, thrilleri “Guardiola-Juventus” bëhet edhe më drithërues, duke qenë se të paktën nga ana e trajnerit spanjoll, por mbi të gjitha as nga klubi kampion Italie, nuk ka ardhur asnjë përgënjeshtrim zyrtar. Sidomos nga selia Juventusit heshtja ka qenë totale, ndërsa dje është lajmëruar gjithashtu se pas lajmit se ndoshta ka një akord mes bardhezinjve dhe Guardiolës, marka “Juventus” ka fluturuar në bursë.

Dje emri i trajnerit spanjoll kishte ndezur entuziazmin e tifozëve pas një video të publikuar nga Miralem Pjanic në profilin e tij Instagram. Mesfushori boshnjak, duke u relaksuar me një panoramë detare, kishte përqendruar pamjet e tij në një skelë dhe shkruhej: Jozef. Vetëm emri i parë i Guardiolës.

Gjithashtu për SNAI, në orët e fundit, Guardiola është favorite që të ulet në stolin e Juventusit aq shumë sa që bastet janë pezulluar. Sipas faqes së basteve, emri i tij tejkalon ato të Sarri, Pochettino dhe Inzaghi.

Related posts

Ishte spektator në Botëror/ Lo Celson e mori në qafë një veprim ndaj Mesit…

Isa.Autor

Mamaja përgatit largimin e Mbappe: Neymar e Dani Alvesh e tallin tek PSG

Isa.Autor

Liverpool po kërkon rikthimin e Susos, gati oferta për Milanin

Q.Autor

Leave a Comment