Futboll Sport

Zaniolo te Juventusi? Paratici takon agjentin e talentit italian të Romës

Nicolo Zaniolo ka bërë një super sezon me Romën dhe shumë skuadra janë vënë në ndjekje të tij.

Mesfushori italian iu bashkua skuadrës romane në një marrëveshje që pa Ragia Naingolan t’i bashkohej Interit dhe që nga mbërritja e tij në “Stadio Olimpico”, ka bërë paraqitje të shkëlqyera.

Si gjithmonë, pas paraqitjeve të mira, fillon interesimi në merkato dhe për Zaniolon, po këmbëngul Juventusi.Sipas “TuttoSport”, drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, është takuar sot me agjentin e Zaniolos, Claudio Vigoreli.

Me shumë gjasa, një marrëveshje mes Romës dhe Juventusit është arritur dhe tashmë, duket se “Zonja” duhet vetëm të bindë lojtarin dhe agjentin e këtij të fundit.

Sezonin e ardhshëm, talenti italian mund të veshë fanellën bardhezi të kampionëve të Italisë.

Related posts

STATISTIKA/ Bayern Munich tabu, Barcelona sheh fantazmat e 2000

Delo.autor

LIVE/ Luhet ndeshja e kthimit për kalimin në Champions, Shkëndija-Nomme Kalju. Mbyllet pjesa e parë, rezultati 0-1

Delo.autor

PJESË E “PROJEKTIT” TË VALVERDES/ Portieri Ter Stegen: Ndihem më mirë në Barcelonë sesa në…

Isa.Autor

Leave a Comment