Futboll Seria A Sport

14 NDESHJE NË STOLIN “ZIKALTËR”/ De Boer “i nxjerr bojën” Interit: nuk ndodh kurrë në klube të tjerë…

14 ndeshje në krye të Interit në vitin 2016 dhe lamtumirë, pas një kohe shumë të shkurtër të kaluar në stolin zikaltër.

Frank De Boer nuk pati fat në Itali, i angazhuar nga klubi i Milanos papritmas, për të zëvendësuar Mancinin, që po largohej.

Në tri vitet e fundit, tekniku holandez shpesh ka folur negativisht për eksperiencën e tij të shkurtër në Serie A.

Këtë herë nuk ka kursyer drejtuesit e zikaltërve. I intervistuar nga Yahoo, në fakt, ish-trajneri i Inter-it zbuloi prapaskenat me menaxherët e lojtarëve, të cilët shpesh ishin të pranishëm në terrenin stërvitor të skuadrës dhe më gjerë.

De Boer, tani trajner i Atlanta në MLS, e konsideron këtë një situatë, që kurrë nuk e ka ndeshur tjetërkund.

Sipas tij, rëndësia e menaxherëve tek Interi ishte në nivelin më të lartë:

Ne shpenzuam kaq shumë kohë duke folur për çështje individuale me menaxherët e lojtarëve.

Kjo situatë më merrte 50% të kohës që kisha në dispozicion, kur ajo duhej të ishte jo më shumë se 10%.

Njëherë, një menaxher më tha: “Nëse do ta dija që nuk do ta aktivizoje klientin tim (futbollistin tim), nuk do të kishim marrë kurrë si trajner.

Kjo ishte influenca që ai kishte mbi ata që ishin në krye të klubit”.

Gjatë viteve, Interi nuk arriti të gjejë stabilitet në stol, duke ndryshuar disa trajnerë, nga Pioli te Mazzarri, duke kaluar edhe nga De Boer, Mancini dhe Spalletti.

Tani, Antonio Conte, në teori përbën një siguri më tepër për zikaltrit në Serie A, por edhe më tej.

Mbetet të shihet produkti në fushë, që nga gushti i ardhshëm.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Pas 11 minutash lojë, Widmer ndëshkon Italinë me një gol të “ÇMENDUR” (VIDEO)

Delo.autor

NDESHJA ME TOTTENHAM/ As në stërvitje s’e humbasin topin, shikoni stërviten holandezët (VIDEO)

Delo.autor

TË PANDARË/ MESSI dhe SUAREZ shijojnë pushimin me bashkëshortet BOMBASTIKE (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment