Futboll Sport

AKUZAT PËR NGACMIM SEKSUAL/ Neymar “harrohet” në prokurori: E vërteta shfaqet herët a vonë…

Me paterica dhe pa praninë e mediave, Neymar Jr i është përgjigjur për rreth 5 orë pyetjeve të prokurorisë për tu përgjigjet rreth akuzave për ngacmim seksual.

Është kjo maratona e Neymar Jr, i cili është paraqitur ditën e sotme përpara organeve të ligjit në Sao Paulo, ku ka dhënë versionin e tij për ngjarjen.

Në fund të pyetjes së parë, prokurorja e caktuar për çështjen, Flavia Cristina Merlini, vendosi të largojë nga salla mediat, për të lënë më pas ballëpërballë çiftin, Neymar-Najila.

“E vërteta shfaqet herët a vonë,“ tha Neymar, përpara se të tregonte mirënjohjen e tij për mbështetjen e tifozëve që kishin “pushtuar” hapësirën para gjykatës.

Modelja brazilian, Najila Trindade Mendes de Souza pretendon se ndaj saj është abuzuar seksualisht nga 27 vjeçari. Sipas saj, ky akt i turpshëm ndodhi mbrëmjen e 15 majit në Paris.

Përmbajtja e deklaratës së Neymar mbetet sekret.

Related posts

SUPER DERBI I MADRIDIT/ La Liga ndizet “flakë” me Atletico-Real Madrid

Delo.autor

VIDEO/ Reali ‘kundërpërgjigjet’ ndaj La Corunas, Nacho barazon shifrat

Q.Autor

Punë e kryer! Liverpool vjen me transferim të “çmendur” nga Barcelona

Sadik.Autor

Leave a Comment