Futboll Seria A Sport

E ZBULON LEGJENDA GJERMANE/ Lotar Mateus: Ja cilin futbollist ka kërkuar Ronaldo tek Juventus…

Prej kohësh ka qarkulluar lajmi se Juventus është i interesuar për James Rodriguez.

Por për t’i shtuar edhe më shumë këto zëra ka mjaftuar edhe një deklaratë e legjendës gjermane Lotar Mateus: “Ne kishim një bisedë dy javë më parë, gjatë festimit të fitores së Bajernit në Bundesligë. Unë e shoh atë te Juventus. Ai është shumë i afërt me Kristiano Ronaldon dhe më tha se ai ishte në kontakt me të dhe se i ka thënë atij se dëshiron ta ketë atë në Juventus.” – u shpreh Ronaldo. “Ylli” portugez ka qenë shok skuadre me Hamesit tek Real Madridi, ku patën një shkëlqim dhe pikërisht për këtë arsye ai e dëshiron atë tek Juventusi.Hames dhe Ronaldo

27-vjeçari luajti 2 vite i huazuar tek Bajern Mynih, por mesa duket bavarezët nuk kanë ndërmend të blejnë kartonin e kolumbianit, dhe atij i duhet të shohë për një destinacion tjetër. Hames Rodrigez do të kthehet si fillim në Spanjë dhe më pas do të shikojë për destinacionin e ri, i cili me shumë mundësi pritet të jetë në Itali.

Related posts

E BUJSHME/ Borussia Dortmund gjen pasardhësin e talentit Haaland në Angli, ja emri…

Delo.autor

“Te fus plumbin”, trajneri i Vllaznise shfryn ndaj Disiplinës dhe Mëziut: Ordinerë!

Sadik.Autor

PAS FITORES NDAJ FROSINONE/ Ancelotti: Duhet të qëndrojmë të qetë, Kundër Liverpool nuk do të…

Isa.Autor

Leave a Comment