Champions League Futboll Sport

ANALIZA PARA FINALES CHAMPIONS/ Tottenham godet nga ajri, Liverpool “VRET” nga krahët. Ja si luftojnë dy anglezet

Finalja do edhe pak fat, por përpara se të zbritet në fushë, trajnerët e tyre duhet të bëjnë vlerësimet teknike dhe taktike, madje edhe më seriozisht se çdo herë tjetër, pasi një finale e Ligës së Kampionëve nuk të ndodh ta luash çdo ditë.

Prandaj, pikësëpari vlerësohet forma e lojtarëve. Totenhemi në letër i ka të gjithë të disponueshëm, por në dyshim duke parë problemet e mbartura nga ditët, apo javët e kaluara janë bomberi Kejn, mesfushori Uinks dhe dy mbrojtësit, Rouz e Vertongen, ndonëse për një finale të tillë, të gjithë janë gati që të shtrëngojnë dhëmbët, vetëm për të mos e humbur.

Gjithsesi, për trajnerin Poçetino, më shumë se kushdo tjetër duhet vlerësuar Kejni, i cili nëse nuk ia del, do t’ia lërë vendin Jorentes. Ndërsa te Liverpuli, e sigurt është mungesa e mesfushorit Keita, ndërsa i vetmi në dyshim është qendërsulmuesi Firmino, i cili nëse nuk ia del, do t’i bëjë vend me shumë mundësi Shaqirit.

SI LUAN TOTENHEMI

Mauricio Poçetino e bazon idenë e futbollit të tij te moslënia e kundërshtarit që të shprehë të gjitha cilësitë, aq më shumë kur bëhet fjalë për skuadra me nivel të lartë teknik, si në rastin e Ajaksit, për shembull. Dhe për këtë arsye, urdhëron gjithmonë një presing shumë të lartë, me sulmuesit dhe mesfushorët që duhet të sulmojnë rivalët që në zonën e tyre, për t’i lënë sa më pak hapësirë dhe mënyrë që të mos e shtrojnë lojën e tyre në shpejtësi. das

Ndërkohë, kur bëhet fjalë për të kundërsulmuar, Eriksen dhe Ali janë dy pikat e forta të Totenhemit, që kërkojnë shpesh pasimet në qendër të zonës, për spondën e Kejnit apo Jorentes, apo për të shfrytëzuar edhe goditjet e Lukasit, si në rastin e gjysmëfinales së kthimit me Ajaksin. Por “Spërsat” duhen pasur shumë kujdes edhe nga goditjet standarde, sepse shtatlartësia e Kejnit e Jorentes, apo edhe e Vertongen e Aldervaireldit kanë rezultuar skema fituese, për të cilët Liverpuli duhet t’i marrë masat mirë.

SI LUAN LIVERPULI

Jurgen Klop kërkon shpejtësi dhe sigurisht që për të zhvilluar këtë ide të lojës së tij, shumë aktivë duhet të jenë mbrojtësit e krahut, por edhe sulmuesit, të cilëve u kërkohet që të synojnë shpesh duelin një kundër një dhe më pas të shpërthejnë brenda zonës së rreptësisë, duke shfryrë të gjithë talentin dhe dozën e lartë teknike që kanë Salah, Mane, Firmino, apo edhe Robertson dhe Arnold.

va

Në të njëjtën kohë, një specifikë e lojës së Klopit është se mbrojtësit e krahut nuk është e thënë që të shkojnë gjithmonë deri në vijën fundore, por kërkojnë krosimet e gjata, shpeshherë edhe ndërrimet e lojës nga e majta në të djathtë për të tentuar kapjen në befasi të kundërshtarit. Gjithsesi, ajo që u pa në ndeshjen kundër Barcelonës, ishte edhe diga e fortë e ngritur nga Fabinjo dhe Henderson.

Në çdo top të parë, dy mesfushorët e Klopit arritën që të dominojnë edhe një ekspert si Buskets dhe pikërisht duke shkuar thuajse gjithmonë të parët në topat që duhej të riviheshin në lojë nga katalanasit, ato bënë që Barça të humbte busullën dhe kontrollin e sferës, gjë që nuk i ndodh shpesh dhe pikërisht kështu e asfaltuan.

Prandaj, për Totenhemin do të nevojitet një punë e mirë, shumë durim dhe kujdes ndaj Fabinjos dhe Hendersonit, por kujdes edhe nga Van Dajku, i cili nuk ngurron që të dalë shpesh në ndihmë të mesfushës, për të shfrytëzuar në maksimum muskujt dhe centimetrat e tij, të cilët i ka me shumicë. Shkurt, pritet një betejë e ashpër, një luftë për të fituar dhe mbizotëruar në çdo centimetër të “Vanda Maetropolitano”-s, si në tokë, ashtu sikurse edhe në ajër…

Related posts

Zvicra do të ketë kapiten shqiptar për sfidën me Suedinë

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Ja ndryshimet fizike më tronditëse të sportistëve (FOTO)

Delo.autor

GJYQTARI DHE VAR TË JOSHUR NGA RONALDO/ Goli legjendar duhej anuluar, por askush nuk flet (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment