Futboll Sport

Mbani frymën/ Botërori “Rusi 2018”, “arena” ku garantohet spektakël dhe sensacion

Pritja për të “shijuar” një eveniment spektakolar siç është Kupa e Botës, “Rusi 2018” po vjen drejt fundit. Edhe 3 orë na ndajnë nga starti i një kompeticioni që ka sensibilizuar të gjithë globin me dimesionet fantastike që disponon.

Të gjithë duan të përjetojnë moment sensasionale dhe këtë mundësi më shumë se çdo turne sportiv në botë nuk mund ta garantojë sesa impakti i një Botërori. Rusët si vend organizator janë munduar të “kurojnë” në çdo detjë gjithçka që ka të bëjë me organizimin dhe mjedisin perfekt sportive që do ju shërbejë 32 skuadrve.

Në këtë Botëror padyshim do të mungojnë disa nga lojtarët më interesant në glob, nga ana tjetër mjafton të përmendësh lojtarë si Messi, Ronaldo, Neymar, Salah, Kane, Iniesta për të menduar se spektakli është i garantuar. Nuk ka dyshime se ky trofe madhështorë do të imponojë interesim pasi në të ka “nuanca” krenarie, respekti, virtyti që lidhen ngushtësisht me përfaqësimin e vendit nga vjen. Brazili, Argjentina, Spanja, Franca por edhe Gjermania garantojnë emocione dhe grintë sportive.

FANTAZIA E SELEÇAOS- Brazili si skuadra më favorite për të ngritur lart trofeun më të madh sportive në botë duket gati-gati perfekte në saj të një skuadra të fortë. Poteciali I jashtëzakonshëm i futbollistëvë gërshetuar me eksperincën e madhe i bëjnë amerikano jugorët një ekip perfekt.

SPEKTAKLI I “ALBIÇELSTËVE- Argjentina nga ana e saj pasi disponon në skuadër një futbollist unik si Lionel Messi është padyshim një ekip për tu respektuar deri në fund. Dy Bala, Di Maria, Higuain e bëjnë skuadrën e drejtuar nga trajneri Sampaoli një kundërshtar “vrasës”.

PRAGMATIZMI GJERMAN- Gjermani si kampione në fuqi e kompeticionit mbetet një favorite tjetër që mund të “kurorzohet” në Rusi. Nëse ekipi i drejtuar nga Low do mund të jetë fitues, atëherë do të barazoi edhe rekordin e Brazilit që e ka fituar 2 herë rreshtë “Kupën e Botës” (1958,1962).

TIKI TAKA SPANOLLE- Të gjithë kanë frikë nga performance e Spanjës pasi kjo e fundit nëse është në ditë të mira mund të “asgjesojë” çdo kundërshtarë. Iniesta, Sergio Ramos, Diego Costa premtojnë maksimumin.

GRINTA FRANCEZE- Franca po ashtu është një ekip shumë I fortë pasi në 23 futbollistët e grumbulluar nga trajneri Deshamp ka plot lojtarë që mund të bëjnë diferencën në çdo cast. Grizmann, Pogba,Varane, Mbappe por edhe Kante garantojnë rivalitet të madh.

Po ashtu nuk mund të lëm pa përmendur përfaqësueset si Porugalia e Ronaldo, Kroacia e Modriç, Kolumbia e James apo edhe Belgjika e Hazard me shokë. Prandaj ky botëror që ul “siparin” pas 3 orësh pritët të jëtë sa spektakolar, mahnitës aq edhe sensacional dhe me ngjyra pafund.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

PREKËSE/ MIKU-RIVAL tërhiqet nga loja mes LOTËVE, tenisti e përqafon: Një ditë do jemi në… (VIDEO)

Isa.Autor

SONTE LUHET “EL CLASICO” E 239-TË/ 100 ditë më vonë, Reali është zgjuar e do hakmarrje. Suarez një makth për…

Delo.autor

E TRISHTË/ Bëri heroin për herë të fundit, portieri 25-vjeçar vdes në fushë pasi priti penalltinë

F.autor

Leave a Comment