Futboll Sport

ARRESTIMI I MICHEL PLATINI/ Ish-presidenti i FIFA-s zbulon prapraskenat: Ia kishte kërkuar…

Lajmi që tronditi botën e futbollit ditën e sotme, ishte arrestimi i ish-presidentit të UEFA-s, Mishel Platini, me akuzën se ka ndikuar në zgjedhjen e Katarit si vend organizator për Botërorin e vitit 2022.

Teksa çështja gjendet në hetim nga autoritetet franceze, prapaskena rreth kësaj ngjarje rrëfen ish-presidenti i FIFA-s, Sep Blater. Duke folur për radion “RTL” në Francë, ky i fundit shprehet se Platini i kishte komunikuar se dëshira e vetë presidentit të Francës në atë kohë, Nikolas Sarkozi, kishte qenë që Katari të shpallej fitues.

“Për mua, ky arrestim është një surprizë e madhe. Në 23 nëntor 2010, nëntë ditë para votimit për Kupën e Botës 2022, Platini më telefonoi dhe më tha se kishte biseduar edhe me presidentin e Francës, Nikolas Sarkozi. Ky i fundit, si dhe miq të tjerë të tij, kishin kërkuar që të votohej për Katarin si fitues, sepse kështu kishte interesa ekonomike kombëtare shteti i Francës. Më tej, e pyeta Platininë nëse presidenti i Francës e kishte detyruar që ta votonte me forcë, po ma mohoi diçka të tillë. ‘Jo, nuk më ka detyruar, por kur kreu i shtetit shpreh një dëshirë, unë i them që do shohim çfarë mund të bëjmë” – më tha Platini. Dhe kështu, katër vota të siguruara nga Mishel arritën që të kthenin gjithçka në favor të Katarit, dhe SHBA-të e humbën garën” – tregon Blater.

Related posts

TRAJNERI JEP LAJMIN E HIDHUR/ Atalanta me mungesë të rëndësishme kundër PSG-së

Delo.autor

“JAM SHUMË KRENAR”/ Granit Xhaka thyen heshtjen për shiritin e kapitenit

Delo.autor

Gigi Buffon i ofrohet një post drejtues në Federatë pasi të tërhiqet

Q.Autor

Leave a Comment