Futboll Premier League Sport

ARRITI TË FITOJË CHAMPIONS LEAGUE/ Klopp: Ja çfarë duhet për të qëndruar konkurrues në futboll

Në një intervistë për “ZDF” Klop ka folur në lidhje me shpenzimet në kohën e sotme dhe sa të rëndësishme janë ato.Jurgen Klop arriti të fitojë Ligën e Kampionëve me Liverpulin si dhe arriti të renditej në vend të dytë në Premier Ligë , ku rivalizoi për titullin me Mançester Sitin deri në javën e fundit.
Mirpo tekniku gjerman thotë se nëse duan të vazhdojnë të fitojnë duhet të bëjnë shpenzime në merkato.

Gjithashtu ai flet edhe për shpenzimet në kohët e sotme : “Kur isha në Gjermani , Bajerni shpenzonte rreth 100 milionë euro në merkato dhe nuk kishte konkurent. Ndërsa sot aq lek mjaftojnë për të transferuar vetëm një mbrojtës.”- u shpreh ai.jurgen klop

Kritika që ai bëri për transferimin e Pogba për një çmim shumë të madh tani duket shumë larg dhe Klop për këtë shprehet :”Merkato ka ndryshuar më shumë nga sa prisja, por, siç kam thënë atëherë për Pogba, nëse një ditë futbolli do të kthehet vetëm në një çështje parash, do të largohesha”. -shtoi tekniku gjerman.

Related posts

“MË THA TA QEPJA GOJËN”/ Ja prapaskenat mes trajnerit të Brazilit dhe “Pleshtit”

Delo.autor

SUPERLIGA E KOSOVËS/ Përmbysje spektakolare e Arbërisë, Drenica barazon në frymën e fundit

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Lojtari i parë me COVID-19 në La Liga, Atletico me vendim rrufe

Delo.autor

Leave a Comment