Futboll La Liga

Messi bllokon blerjen e Griezmann, ky është sulmuesi që kërkon te Barça

Ai nuk e sheh të domosdoshëm. Leo Messi thjeshtë nuk jep “OK” që Barcelona të blejë Antoine Griezman. Numri 10 i skuadrës blaugrana e sheh të padobishëm shpenzimin e 100 milionë euro për të blerë një futbollist si sulmuesi francez. Për më tepër pas nënshkrimit me Coutinho dhe Dembele. Leo nuk mendon se karakteristikat e Griezmann do të shtojnë cilësitë dhe kualitetin e skuadrës katalanase. Të paktën kështu raporton media spanjolle “Don Balon”, sipas të cilës, këto janë argumentet të cilat Messi u ka kominukuar zyrtarëve të bordit drejtues të ekipit, ndërkohë që u ka komunikuar një tjetër alternativë.

Po sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Messi ka sugjeruar blerjen e futbollistit të Juventus, Paulo Dybala. Ndonëse Barça u tërhoq nga gara për Dybala, pasi e vlerësuan në një pozicion dhe me karakteristika të ngjashme me vetë Messin, vetë numri 10 i katalanasve e sheh veten të luajë me patriotin e tij në “Camp Nou”. Nëse duhet përforcuar sulmi blaugrana, atëherë Messi mendon se futbollisti i duhur do të ishte sulmuesi i Juventus, që aktualisht do të largohej fluturimthi nga futbolli italian, për të veshur fanellën e Barcelonës.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Mourinho zgjedh portierin e ri, Roma futet në garë për objektivin e madh të Milan-it…

Delo.autor

Panucci afron një lojtar të ri në Kombëtare, mesfushori pret ftesën

Sadik.Autor

FUTBOLLI NË KOHË PANDEMIE/ Kreu i FIGC: Kështu nuk vazhdohet edhe sezonin tjetër, mjaft!

Delo.autor

Leave a Comment