Futboll Sport

AVENTURAT E YLLIT ARGJENTINAS/ Agjenti i Higuan i vë “vulën”: Ai do kthehet në Itali vetëm për…

Gonzalo Higuain u largua nga Juventusi një vit më parë, ku u transferua në formën e huazmit tek rivalët e Milanit.

Aventura tek kuqezinjtë zgjati vetëm 6 muaj, të cilët e larguan në drejtim të Çelsit. Edhe aty aventura e argjentinasit zgjati pak. Shumë media shkruajnë se për 31-vjeçarin ka pasur interes nga Roma dhe për këtë ka dalë në një intervistë vëllai i lojtarit, i cili është njëkohësisht edhe agjenti i tij: “Me gjithë respektin e madh për skuadrat e tjera të Serisë A, nëse kthehet në Itali, kthehet vetëm për Juventusin, është zgjedhje personale dhe profesionale”, ka thënë vëllai i tij.

higuainPër sulmuesin interes kishte shfaqur edhe River Plejt ,por është rëfuzuar sepse, argjentinasi është i bindur se mund të japi më shumë në kampionatet më të rëndësishmë: “Ai është pothuajse 32 vjeç, është ende herët për të shkuar në një kampionat të lehtë, dhe mund të japë shumë më tepër”, – shtoi Nikolas Higuain për Radio Marte. Me shumë mundësi Higuain mund ta shohim tek Juventusi, kjo edhe për faktin se trajneri që pritet të jetë tek bardhezinjtë, Maurizio Sarri e pëlqen argjentinasin.

Related posts

SFIDA NDAJ FRANCËS/ Trajneri Petkovic: Me gjithë respektin, por ne do të provojmë deri në fund…

Delo.autor

TRAGJEDI NË FUTBOLLIN SHQIPTAR/ 28-vjeçari pëson atak kardiak duke luajtur në SundayLeague dhe ndërron jetë

F.autor

MIQËSORJA/ Sonte përballja Spanjë-Shqipëri, bastet na…”masakrojnë”

F.autor

Leave a Comment