Futboll La Liga Sport

FUT NË SHERR REAL MADRID/ Vidal: James Rodriguez e kam si vëlla, ka probleme me Zidane

Situata e James Rodríguez te Real Madridi vazhdon të prodhojë polemika. Jo vetëm nga kryeqyteti spanjoll, por edhe nga Barcelona vijnë mendime për rëndësinë e paktë të kolumbianit përgjatë këtij sezoni, në të cilin Zidane nuk ia ka dhënë mundësi aktivizimi. Në këtë rast është Arturo Vidal, ai që ka folur për situatën e James te të bardhët, bazuar në miqësinë me të: “James dhe unë jemi vëllezër, krijuam një miqësi të jashtëzakonshme në Mynih. Ne bisedojmë gjithmonë. Edhe gjatë ndalesës së futbollit prej pandemisë kemi folur për shumë gjëra. Nga jashtë duket qartë se ka probleme me trajnerin. James është futbollist i nivelit shumë të lartë, e meriton të luajë titullar në atë ekip. Jam i habitur pse nuk iu dha mundësia këtë sezon”.

Lojtari i Barçës sheh një largim të mundshëm të James nga “Bernabéu” këtë verë. Vidal beson se ai do të gjejë një ekip, në të cilin mund të demonstrojë cilësitë e tij: “Shpresoj që ai të marrë vendimin më të mirë dhe të fillojë të luajë. Unë mendoj se njerëzit, tifozët e futbollit, duan t’i shohin në fushë lojtarët cilësorë. James është njëri prej tyre. Ai duhet të luajë, ta kërkojë të ardhmen e tij në një vend ku vlerësohet. Duhet të luajë dhe ta shijojë futbollin”.

Në sezonin 2019-2020, i pari pas kthimit të tij nga huazimi te Bayern Munich (ku u bë shok me Vidal), James mezi ka luajtur 728 minuta, të përhapura në 14 ndeshje. E filloi mirë, por më pas u zhduk, veçanërisht si rezultat i një dëmtimi me Kolumbinë. Që kur rifilloi futbolli (pas pandemisë), kolumbiani mezi luajti 78 minuta kundër Real Sociedad, përpara se t’i kërkonte Zidane ta linte jashtë listave për shkak të mungesës së mundësive. Për këtë arsye, ai humbi pesë ndeshjet e fundit të “Los Blancos”.

Related posts

NGA BUFFONI NË PORTË TEK RONALDO NË SULM/ Ja lojtarët e frikshëm që zgjedh Kapelo në formacion

Delo.autor

Cicinho: Kur isha te Real Madrid pija deri sa më binte të fikët

Sadik.Autor

INTER-SHAKHTAR DONETSK/ Inzaghi i beson dyshes së sulmit Lautaro-Dzeko (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment