Sport Të tjera

BILARDO/ Tjetër sukses për Eklent Kaçin, fiton Austrian Open

Bilardisti shqiptar Eklent Kaçi ka siguruar një tjetër trofe të rëndësishëm në karrierën e tij, duke fituar turneun e lojës me 9 gurë në Pongau Open 2019 në Austri, pasi mundu në finalen gjermanin Joshua Filler me rezultatin 9-6.

Të dy sportistët synonin të kapnin vendin e parë në renditjen e Euro-Tour por ishte Kaçi që ia doli në një përballje që u përshkruan nga specialistët si tepër cilësore.

Loja ishte e ekuilibruar fillimisht dhe të dy sportistët arritën të siguronin secili 5 fitore nga 10 lojë të zhvilluara, por më pas Kaçi nisi shkëputjen dhe siguroi titullin.

‘Nuk e di se si arrita deri në finale duke fituar katër ndeshje të vështira, Besojeni ose jo kisha 30 orë pa gjumë’, shkruan Kaçi në llogarinë e tij në Instagram.

‘Nëse do të kishte fituar, Filler do të më merrte fronin e Europës, por vazhdoj të jem unë numri 1’.

Related posts

E TRISHTË/ Vetëm 23-vjeç, ndërron jetë lojtari kroat pasi pësoi një atak në zemër në stërvitje

Delo.autor

E BUJSHME NË ITALI/ Ish-ylli i Seria A flet për finalen e parakohshme, rikthimin e Inter dhe Piatek

Delo.autor

Galliani: Oliver është idiot, s’e kupton filozofinë e futbollit

Sadik.Autor

Leave a Comment