Futboll Seria A Sport

BUFFON TEK LAZIO? Agjenti i “Gardianit” frenon transferimin: Ata kanë Strakoshën…

Ditët e fundit është përfolur shumë mbi një transferim të Gianluigi Buffon drejt Lazios.

Portieri 41-vjeçar mbylli aventurën me PSG-në dhe pavarësisht moshës duket se do të vazhdojë edhe për një tjetër sezon karrierën si protagonist në fushë.

Gardiani është i lirë për të zgjedhur, ndërsa për shkak të marrëdhënieve të mira me klubin e Lazios, teksa është i dëshiruar edhe nga tifozët kryeqytetas, Buffon ishte lidhur me një kalim të lacialët.

Mirëpo, për të sqaruar përfundimisht zërat ka menduar agjenti Buffon, Silvano Martina, i cili shprehet se nuk ka pasur asnjë kontakt me Lazion aq më tepër kur këta të fundit kanë një portier si Thomas Strakosha.

“Buffon duhet të marrë një vendim, por i kam thënë ta marrë me qetësi. Është 41-vjeç dhe mund të vazhdojë apo t’i japë fund, por ka kërkesa. Lazio nuk na ka kontaktuar kurrë. Deri para një viti, Buffon luante me Juventusin dhe nuk qenë ndonjëherë në merkato, por pastaj doli mundësia e PSG-së. Por, Lazio ka një portier të ri dhe shumë të fortë dhe nuk ka pse të vendosë në lojë rritjen e Strakoshës”, tha agjenti i Buffon.

Related posts

Te Roma kanë besim: Salah do ta ndalim ashtu si ndalëm Messi

Sadik.Autor

PAS FITORES NDAJ TORINOS/ “Demi” Lautaro: Ne po rritemi dhe kemi treguar edhe një herë se…

Delo.autor

RENDITJA E SUPERIORES/ Laçi e Partizani kthehen kërcënues për Europën, ja si ndryshon situata…

Delo.autor

Leave a Comment