Futboll Premier League Sport

“ÇMENDET” LIVERPOOL NË MERKATO/ Klopp kërkon në ekip sulmuesin e “Katalanasve”…

Një ide e “çmendur” ka lindur në mendjen e Liverpulit, pasi do të kërkojë të blejë nga Barcelona, francezin Usman Dembele.

22-vjeçari nuk e ka gjetur asnjëherë veten te katalanasit dhe nuk ka shfaqur talentin dhe potencialin e tij të vërtetë aty. Kështu që klubi spanjoll mund ta shesë gjatë verës.

Siç raporton “Teamtalk”, kjo është një ide e Jurgen Klop, i cili beson se te Liverpuli do të gjejë veten dhe do të shndërrohet në atë lojtarin shpërthyes që ishte te Dortmundi në 2017-ën.

Problemi në këtë çështje qëndron te çmimi i kartonit të lojtarit, i cili është blerë 125 milionë euro nga Barcelona, e cila nuk pranon oferta më të vogla se kjo.

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Tifozët e Chelsea-t dalin në protestë kundër krijimit të European Super League (VIDEO)

Delo.autor

FITORJA E PARË PA PANUCCIN/ Si e pritën lojtarët e Kombëtares: Bravo çuna… (FOTO)

Delo.autor

Francë 1998, kur Lilian Thuram shkruante historinë në gjysmëfinale

Sadik.Autor

Leave a Comment