Futboll Sport

PËRFITONTE NGA NGJASHMËRIA ME PIRLON/ 48-vjeçari mashtronte pronarët e dyqaneve

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Itali, me një 48-vjeçar, i cili shfrytëzoi në maksimum ngjashmërinë e tij me Andrea Pirlon, duke vjedhur disa dyqane të shtrenjta.

Siç raporton gazeta “La Repubblica”, 48-vjeçari Alesandro Palaccolo, i cili ngjasonte jashtëzakonisht me Pirlon, mashtronte pronarët e dyqaneve, duke marrë produkte të shtrenjta, pa paguar.

48-vjeçari prezantohej si Pirlo dhe zgjidhte të mashtronte dyqanet më të shtrenjta të Torinos, Napolit dhe Breshias.

Ai merrte çfarë dëshironte dhe partnerja e tij 42-vjeçare, thoshte se Pirlo do të vinte të paguante më vonë.

Ngjashmëria e këtij personi me Pirlon ishte kaq e madhe sa që dallimi nuk mund të bëhej lehtë.

Pronarët e dyqaneve bënë kërkimet e tyre, pasi faturat nuk u paguan kurrë dhe verifikuan se kishin rënë pre e një mashtrimi të madh.

Policia ka nisur kërkimet për 48-vjeçarin, i cili ka pasur një ide gjeniale për të jetuar lehtësisht.

Related posts

FLET TRAJNERI I PSG/ “Mbappe do të jetë më i miri në botë, por duhet të përmirësohet”

Isa.Autor

“QEVERIA ITALIANE NUK E MBYLL DOT KAMPIONATIN”/ Igli Tare në kundërsulm: Lojtarët janë gati, të dielën festuan të gjithë…

Delo.autor

SUPERKUPA E ITALISË/ “Predhë” nga Lautaro, Inter barazon falë penalltisë së fituar nga Dzeko (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment