Futboll La Liga Sport

“ÇMENDURI” NË MERKATON E VERËS/ Barcelona ofron 100 milionë euro plus Coutinhon për yllin…

Sulmuesi brazilian, Neymar vazhdon të jetë shumë i pëlqyer nga Barcelona dhe vazhdimisht po lidhet me një transferim në “Camp Nou”.

Gjigantët katalanas janë të etur për të ri-nënshkruar me brazilianin që ka shprehur dëshirën për tu larguar nga Paris Saint-Germain.

Katalunasit shpresojnë se një marrëveshje që përfshin një pagesë të konsiderueshme dhe një lojtar të konfirmuar do të konsiderohej e pranueshme.

Sipas gazetës “Sport”, Barcelona ka bërë një ofertë prej 100 milionë euro plus shërbimet e Philippe Coutinhos për të rikthyer Neymarin.

Kjo ofertë mund të konsiderohet nga PSG pasi edhe drejtuesit e klubit parisien janë të interesuar të shesin Neymarin pas acarimeve kohëve të fundit.

Për lojtarin interesim të madh ka shprehur edhe rivali i urryer i Barcelonës, Real Madridi.

Related posts

Hamburgu ‘e tepron’, Werder fiton edhe pa Rashicën

Q.Autor

PUBLIKOHEN PAMJET NGA SPITALI/ Shikoni si duket legjenda Pele pas operacionit të vështirë (VIDEO)

Delo.autor

FSHF nxjerrë në shitje biletat për miqësoren me Uellsin, zbuloni çmimet për të parë Kombëtaren

Isa.Autor

Leave a Comment