Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Do ta ndjekë garën nga fabrika, Ferrari me “mungesa” në garën e Turqisë

Drejtori sportiv i Ferrarit, Mattia Binotto, nuk do të jetë i pranishëm në garën e Çmimit të Madh të Turqisë në Formula 1, që zhvillohet më 15 nëntor në Stamboll. Numri 1 i makinës italiane do të qëndrojë në Maranello, ku dhe do të ndjekë garën nga ekrani.

Ky vendim u mor nga vetë Binotto, që do të qëndrojë në fabrikë gjatë këtyre ditëve për të parë punën që po bëhet me makinën Ferrari të sezonit të ardhshëm. Në këtë garë, vendimet do të merren nga Laurent Mekies, ndërsa në pistë si zakonisht do të zbresin Leclerc dhe Vettel.

Kjo prani e Binotto në Maranello konfirmon faktin se Ferrari prej kohësh ka nisur punën për makinën e vitit të ardhshëm. Në garat e fundit, “kokëkuqja” ka testuar disa pjesë të reja, që pritet të përdoren vitin e ardhshëm.

Related posts

E ÇUDITSHME TEK REAL MADRID/ Trajneri e poshtëroi sërish, divorc total mes Zidane dhe Isco

Delo.autor

DATA E GRUMBULLIMIT PO AFRON/ Moratti: E vështirë të zëvendësohet Icardi…

Delo.autor

GJIMSHITI TITULLAR KUNDËR MIDTJYLLAND NË CHAMPIONS/ Trajneri Gasperini: Të harrojmë Napolin

Delo.autor

Leave a Comment