Futboll Sport

COPA AMERICA/ Brazili ndalet në barazim përballë Venezuelës

Brazili është ndalur në barazim pa gola në ndeshjen e dytë në fazën e grupeve të Kupës së Amerikës.

“Selecaot” dominuan lojën por nuk morën më shumë se një pikë në përballjen ndaj përfaqësueses së Venezuelës.

Richarlison pati rast të mirë në pjesën e parë në të 17-tën minutë, por që nuk arriti të realizojë gol.

Dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë, futbollistët e Brazilit kërkuan penalti, por arbitri me ndihmën e VAR-it nuk e tregoi gishtin drejt pikës së bardhë

Gabriel Jesus (’60) dhe Philippe Coutinho (’87) kishin raste të mira në vazhdim të ndeshjes, por portieri i Venezuelës nuk lejoj që të tundet rrjeta e tij.

Pas këtij barazimi, Brazili pozicionohet në vendin e parë në Grupin A me 4 pikë, në të njëjtën kuotë është edhe Peruja e cila renditet në vendin e dytë.

Related posts

PAS 5 VITESH/ Gjasula e mbyll me kombëtaren: Plotësova ëndrrën, tani i hap rrugën të rinjve

F.autor

ZYRTARE/ UEFA nis procedimin disiplinor për dy futbollistë të kombëtares spanjolle

F.autor

MBYLLET KAMPIONATI SPANJOLL/ Këto skuadra luajnë në Champions dhe Europa League

Delo.autor

Leave a Comment