Futboll Sport

MILANI PA TRAJNER/ Maldini synon transferimin e talentit nga Bundesliga

Milani edhe pse nuk ka zyrtarizuar trajnerin e ri është gati për të kryer një transfertë nga Bundesliga gjermane.

Momentalisht klubi kuqezi po pret një përgjigje nga UEFA për Fair Playn Financiar, kurse Maldini ka kthyer sytë nga talenti i Stuttgartit, Ozan Kabak.

Gjermanët e blenë atë nga Galatasaray për 11 milionë euro ndërsa klauzola e lirimit të tij është me vlerën e ulët 15 milionë euro.

Gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio raporton se “Rosonerët” tashmë kanë kontaktuar agjentin e lojtarit për të pyetur rreth situatës së tij.

Gjatë merkatos së janarit 19 vjeçari turk u transferua në Bundesligë dhe që atëherë ka zhvilluar 15 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola.

Related posts

LAJM I MADH/ Piatek i sakrifikuari i Milanit, drejt largimit tek gjigantët spanjoll…

Delo.autor

SFIDA NDAJ APOLONISË/ Trajneri Martini: Na mungon rezultati pozitiv, prandaj….

Delo.autor

ÇMENDURIA/ REALI gjen pasardhësin e MODRIC, por Tottenham do 250 milionë euro

Isa.Autor

Leave a Comment