Futboll Sport

COPA AMERICA/ Brazili përplaset me Argjentinën në rrugën drejt finales (FOTO)

Me përfundimin e dy ndeshjeve të fundit të Grupit C është përcaktuar edhe rruga që duhet të ndjekin skuadrat për të kapur finalen e madhe të Copa America, e cila edhe në këtë edicion do të diskutohet mes dy kombëtareve nga Amerika e Jugut, pasi dy skuadrat aziatike që ishin të ftuara, Katari dhe Japonia, u eliminuan që në grup.

Me barazimin në sfidën Ekuador-Japoni u përcaktua edhe kundërshtari i Brazilit në çerekfinale, që do të jetë Paraguai.

Në rast triumfi, Seleçao do të sfidojë në gjysmëfinale fituesen e çiftit Venezuelë-Argjentinë, pra është e mundur që në Copa America 2019-të të kemi një derbi mes Brazilit dhe Argjentinës.

Dy çerekfinalet e tjera do të jenë Kolumbi-Kili dhe Uruguai-Peru, mes Los Cafeteros dhe albiçelestet që janë favoritë për të kaluar raundin çerekfinal dhe për t’u përballur mes tyre në gjysmëfinale.

Related posts

Humbja e Milanit në derbi/ Shpërthen Ministri i Brendshëm italian: Donarumën do e…

Isa.Autor

DËSHTUAN NË BOTËROR/ Rummenigge ”sponsorizon” një emër të madh për ”revolucionin” gjerman

Isa.Autor

MOTO GP/ Piloti Marquez: Kam qarë pas triumfit, më dukej sikur rilinda në pistë

Delo.autor

Leave a Comment