Futboll Sport

KOMENTON PËR FAVORITIN E “EURO 2020″/ Kroos BESON: Kjo Gjermani, më e fortë së në…

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka dhënë komentet e tij rreth favoritit për Euro 2020.

Kroos ka shprehur besimin se fituesja e Kupës së Botës 2014, Gjermania, është e aftë që të fitojë një tjetër trofe gjatë verës së ardhshme.

Lojtari ka përmendur emra si Leroy Sane, Julian Brandt dhe Serge Gnabry për triumfin në Euro 2020.

Kroos gjithashtu ka shprehur mendimin se kjo skuadër është më e fortë sesa ajo që u eliminua nga Kupa e Botës 2018.

“Kam një parandjenjë shumë të mirë për Kampionatin Evropian 2020”, ka thënë Kroos.

“Synimi ynë është që të dominojmë ndeshjet. Sidomos në sulm, ne kemi lojtarë që mund të shkaktojnë probleme, si Sane, Brandt e Gnabry”, ka thënë mesfushori.

“Kjo gjë na bën të paparashikueshëm dhe më të mirë sesa në Kupën e Botës”, deklaroi Kroos.

Related posts

Chelsea e huazoi te Vitesse, futbollisti befason klubin

Sadik.Autor

ZIDANE DREJT SHKARKIMIT/ Presidenti Perez gati t’i besojë stolin e Realit një tjetër legjende të klubit

Delo.autor

Motra e Morattës, “e fiksuar” pas udhëtimeve (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment